ISHP: Marrëdhënie seksuale që 13 vjeç
TIRANE- Vajzat shqiptare nisin jetën seksuale që në moshën 13-vjeçare. Fakti i frikshëm del nga një raport i ISHP ku evidentohet ulja e moshës për sa i përket pjekurisë seksuale.
Duke pasur parasysh këtë fakt, femrat shqiptare janë të ekspozuara edhe ndaj një tjetër risku që është ai i ekspozimit përballë sëmundjeve seksualisht të transmetueshme siç është 'Hiv' apo 'Aids'.
Kjo është edhe arsyeja kryesore që institucione si: Ministria e Arsimit, ajo e Shëndetësisë dhe PNUD-i do të nisin një fushatë intensive nëpër shkolla. Fushata ka si qëllim sensibilizimin e adoleshentëve mbi rreziqet që paraqesin kontaktet seksuale në moshë të vogël dhe nga ana tjetër sensibilizimi për përdorimin e kontraceptivëve si masa mbrojtëse për parandalimin e shtatzënive të padëshirueshme. Faza e parë e kësaj fushate ka përfunduar me trajnimin e 500 mësuesve.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)