E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP: Priten te tjera shperthime te infeksionit

Banoret e Policanit vazhdojne te jene te rrezikuar nga shperthime te tjera te epidemise dhe infeksioneve per shkak se ky i fundit tashme mund te kaloje nga njeriu tek njeriu lehtesisht. Sipas drejtorit te Institutit te Shendetit Publik, Alban Ylli dyshohet se shkaktar i ketij infeksioni eshte nje bakter i quajtur shigela- flekser i cili ka ardhur nga uji i pijshem, ndaj banoreve te zones u eshte dhene urdher qe ky uje te mos konsumohet.

Epidemia

Shigela, mikrobi qe gjendet ne ujerat e zeza, mendohet te jete shkaku i epidemise prej te cilit u semuren rreth 100 banore ne qytetin e Policanit ne rrethin e Skraparit. "Nuk japim garanci absolute 100 per qind lidhur me ndonje rigrumbullim te rasteve per faktin e thjeshte sepse mundet te kete transmetim nga personi tek personi. Megjithate jane dhene te gjitha keshillat e nevojshme. Hipoteza jone me e forte nga hetimi epidemiologjik eshte se shkaktar i shperndarjes se agjentit infektiv duhet te jete uji i pijshem" eshte shprehur gjate dites se djeshme drejtori i ISHP-se Alban Ylli. Sipas tij, tashme eshte percaktuar nje zone e ndotur ne pjesen e siperme te depos, por momentalisht aty nuk mund te nderhyhet per shkak te problemeve administrative dhe investimeve te pakta qe jane bere ne kete ujesjelles. Nga ana tjeter epidemiologet e Institutit te Shendetit Publik dyshojne se banoret jane prekur nga nje infeksion bakterial cka beri qe te vuajne nga dizenteria ne forme diarreje. "Kemi identifikuar ndotje ne nje zone te caktuar siper depos. Ne kete qytet nuk do te konsumohet uje i pijshem nga ujesjellesi edhe per disa dite derisa te merret nje vendim i dyte pasi jane kerkuar garanci mbi cilesine e ujesjellesit. Po keshtu pasi te jete diskutuar gjeresisht problematika e ketij ujesjellesi relativisht te vjeter dhe me disa probleme administrative" ka pohuar Ylli.

Perplasja

Pervec problemit te ndotjes se ujit te ujesjellesit ne Polican nje tjeter problem qe eshte hasur nga specialistet e ISHP-se te cilet nuk mund te nderhyjne ne zgjidhjen e problemit pasi depoja ndodhet ne nje zone ushtarake. Sipas punonjesve te ujesjellesit, keta te fundit asnjehere nuk kane mundur te investojne ne kete pike derisa ceshtja e pronesise te zgjidhet. ""Eshte identifikuar ndotje mbi depo ne nje territor i cili konsiderohet ushtarak dhe eshte i kontrolluar prej ketyre te fundit. Autoritetet e ujesjellesit aty pretendojne qe nuk mund te ushtrojne kontrolle, madje nuk mund te kryejne as investime ndaj problemi ngelet ne nivel qeveritar ku kerkohet te zgjidhet ceshtja e pronesise qe do te siguronte akoma me teper cilesine e ujit te pijshem ne terma afatgjata te tij" ka pohuar Ylli. Sipas ketij te fundit tashme ceshtja ngelet per tu zgjidhur ne nivel qeveritar, nderkohe qe banoret e zones vazhdojne te jene te rrezikuar shperthime te tjera epidemike.

100 Persona U infektuan ne qytetin e Policanit per shkak te ujit te pijshem i cili rezultoi i ndotur. Sipas specialisteve te ISHP-se ky problem mbetet i hapur pasi nuk mund te punohet ne kete depo ujesjellesi

2 Here Eshte shfaqur brenda ketij viti infektimet masive te banoreve te qyteteve te ndryshme per shkak te baktereve te ndryshme qe jane futur ne ujin e pijshem. Keshtu pak muaj me pare banore te Ures vajgurore paten te njejtin fat

Infeksioni i ardhur nga uji i pijshem transmetohet nga njeriu tek njeriu. Sipas drejtorit te Institutit te Shendetit Publik, Alban Ylli kjo ceshtje duhet te zgjidhet ne nivel qeveriar pasi ndotja ka ndodhur nga depot qe i perkasin territorit uashtarak.

"Eshte identifikuar ndotje mbi depo ne nje territor I cili konsiderohet ushtarak dhe eshte i kontrolluarp rej ketyre te fundit dhe autoritetet e ujesjellesit aty pretendojne qe nuk mund te ushtrojne kontrolle, madje nuk mund te kryejne as investime ndaj problemi nglet ne nivel qeveriar ku kerkohet te zgjidhet ceshtja e pronesise qe do te siguronte akoma me teper cilesine e ujit te pijshem ne terma afatgjata te tij.

Nuk japim garanci apsolute 100 per qind lidhur me ndonje rigrumbullim te rasteve per faktin e thjeshte sepse mundet te kete transmetim nga personi tek personi, megjithate jane dhene te gjitha keshillat e nevojshme. Hipoteza jone me e forte nga hetimi epidemiologjik eshte se shkaktar i shperndarjes se agjentit infektiv duhet te jete uji i pijshem

Kemi identifikuar ndotje ne nje zone te caktuar siper depos. Ne kete qytet nuk do te konsumohet uje I pijshem nga ujesjellesi edhe per disa dite derisa te merret nje vendim I dyte pasi jane kerkuar garanci mbi cilesine e ujesjlesit dhe te jete diskutuar gjeresisht problematika e ketij ujeslellesi relativisht te vjeter dhe me disa probleme administrative.

Dyshohet per infeksion bakterial

Shigela, mikrobi qe gjendet ne ujerat e zeza, mendohet te jete shkaku i epidemise prej te cilit u semuren rreth 100 banore ne qytetin e Policanit ne rrethin e Skraparit. Epidemiologet e Institutit te Shendetit Publik dyshojne se banoret jane prekur nga nje infeksion bakterial cka beri qe te vuajne nga dizanteria ne forme diarreje.

Tan Ulqinaku Epidemiolog i ISHP

Mungesa e klorit ne rrjetin e ujesjellesit te Policanit, sipas specialisteve te ujit eshte shkaku i ndotjes. Specialistet thone se ne zonen e prekur nga epidemia, nuk eshte kryer monitorimi i perditshem i ujit.

Valbona Bara Specialiste ujit, ISHP

Spitali i Policanit eshte vizituar dhe nga ministri i Shendetesise, Nard Ndoka. Ministri i ka terhequr vemendjen pushtetit vendor qe te jete me i vemendshem ndaj cilesise se ujit te pijshem. Ndoka ka pergezuar mjeket infeksioniste te Beratit e Skraparit per perballimin e situates. Nje rast i ngjashem ndodhi ne qytetin e Ures Vajgurore ku 200 persona paten te njejtat simptoma dhe shkaku kryesor ishte uji i pijshem i cili ishte infektuar qe ne burim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›