E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urgjence e re ne cdo lagje te kryeqytetit

Nje projekt i ri eshte parashikuar tashme nga Ministra e Shendetesise dhe Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza" per shperndarjen e urgjencave. Sipas ketij projekti tashme nuk do te jete me vetem nje qender urgjencash e qe te prese gjithe rastet e kryeqytetit por ne cdo lagje, poliklinike do te kete nje te tille. "Me projektin e ri qe eshte hartuar, ku cdo lagje do te kete nje qender urgjencash, pritet qe numri i pacienteve te cilet do ti drejtohen QSUT-se do te pakesohet. Keshtu sipas ketij projekti mjeket e ketij spitali do te perballen vetem me rastet te cilet kane nevoje vertet per nje sherbim te specializuar dhe jo me te gjitha" eshte shprehur nendrejtori i QSUT-se, Arben Pilaska. Sipas tij, ky projekt do te lehtesoje edhe punen e mjekeve te QSUT-se por do te sjelle edhe nje mirefunksionim te sistemit shendetesor. Aktualisht Tirana ka vetem nje urgjence per qytetin e cila perballet me te gjitha rastet. Nderkohe qe nje pjese tjeter e pacienteve e marrin sherbimin ne urgjencat spitalore, por kjo gjithmone ka sjelle fluks dhe probleme per mjeket.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›