E Diel, 1 Nëntor 2026

Epidemia ne Polican, banoret frike nga dizenteria

POLICAN- Qyteti i vogel i Policanit eshte kthyer ditet e fundit ne vemendjen e mbare opinionit per shkak te rasteve te epidemise, qe u percaktua si Shigela Sarmonela, virusi qe shkaktojne semundjen e dizenterise. Tashme, per banorwt e kesaj qyteze gjithcka eshte ndryshe, duke pasur parasysh se uji ishte edhe nje nder krenarite e kesaj zone.

Ne pamje te pare qyteti kete te diel duket normal me qetesine qe e karakterizon, por ndersa shikon banoret qe i drejtohen dyqaneve per te blere uje, gje e pazakonte ne kete qytet, kupton se jo gjithcka rrjedh normalisht ne kete vend te vogel. Neper lokalet e qytetit per here te pare nuk te sherbehet uje, nderkohe qe qytetaret nuk kane entuziazmin qe i karakterizon me vizitoret. Ata i shmangen menjehere kontaktit me gazetaret si per te fshehur te verteten e semundjes qe qarkullon prej me shume se gjashte ditesh ne kete qytet, semundje te cilen ata nuk duan ta pranojne. Te shtunen ne mbremje ishte vete Drejtori i Inspektoratit te Shendetit Publik, Alban Ylli, qe do t'i bente te ditur autoriteteve vendore shkakun e epidemise qe preku me teper se 70 banore. Por, pervec prezantimit te analizave, Ylli ka lene nje sere porosish per drejtuesit e shendetesise se kesaj qyteze me qellim parandalimin e shtimit te numrit te te prekurve. Pellumb Dollani, kreu i qendres shendetesore te qytetit ne nje prononcim per "KJ" u shpreh dje se "sapo u verifikua qe kemi te bejme me nje rast dizenterie kemi marre te gjitha masat per parandalimin e shtimit te numrit te pacienteve". Prane kesaj qendre mesohet se mengjesin e sotem ka mberritur edhe epigrama me ane te se ciles eshte percaktuar qarte kurimi i kesaj epidemie.

Masat

Gjate gjithe dites se djeshme mesohet se ekipi i sanitareve dhe infermiereve te qendres shendetesore te Policanit ka dezinfektuar te gjitha banesat e qytetareve qe jane prekur nga kjo epidemi. Kjo mase qe mesohet te kete nisur qe mbremjen e dites se djeshme. Menjehere pas ardhjes se pergjigjeve te analizave ka filluar procesi i dezinfektimit qe te zvogelohet mundesia per perhapjen e epidemise tek personat e familjeve. Keshtu, me ane te konsultimeve neper banesa, por dhe nepermjet nje komunikimi te vazhdueshem ne media lokale jane njoftuar qytetaret e prekur nga epidemia qe mos te largohen nga banesat e tyre per disa dite me qellim shmangien e kontaktit me personat e tjere. Ajo cka kerkohet per kete semundje sipas shefit te qendres shendetesore, Dollani, eshte mbi te gjitha higjiena. Kontakti nga personat e prekur nga epidemia tek personat e tjere duhet te ndalohet ne menyre kategorike, thote ai. Personat e prekur nga epidemia jane duke u mjekuar ne kushtet e shtepise, ata tashme jane te informuar per rreziqet nga kjo epidemi dhe kane nisur mjekimet.

Pavaresisht mungeses fondeve te mjaftueshme per te bere te mundur rikonstruksionin e rrjetit te kanalizimeve te ujit te pijshem, Bashkia e qytetit kerkon qe te marre masa per te permiresuar situaten. Por, pervec problemit te fondeve nje pjese e madhe e tubacionit kalon ne uzinen ushtarake dhe asnje prej punonjesve te ujesjellesit nuk mund te hyje per te kontrolluar gjendjen. Kryetari i Bashkise se Policanit, Adriatik Zotkaj, theksoi se "uzina eshte nen administrimin e Ministrise se Mbrojtjes dhe cdo nderhyrje sado e vogel qe mund t'i behet rrjetit duhet bere nen miratimin e kesaj ministrie". Keshtu, Zotkaj kerkon qe kjo ministri te jap miratimin per ti krijuar mundesi ujesjellesit qe te nderhyje ne kete situate te rende. Nga dyshimet e para mesohet se nje pjese e ketij rrjeti ne territorin e uzines eshte krejt i amortizuar dhe duhet nderhyre per rikonstruksionin e tij.

Por, me gjithe masat qe po merren me rigorozitet nga drejtuesit e qendres shendetesore ku gatishmeria eshte e larte, duket se epidemia nuk mund te ndalet vetem me kaq. Vetem gjate dites se diel prane kesaj qendre jane paraqitur per ndihme mjekesore kater raste te reja pacientesh, qe sipas simptomave flasim per nje dizenteri, ndersa tre raste jane derguar per ndihme ne spitalin Infektiv ne Berat.

Rastet e te prekurve nga epidemia sipas verifikimeve treguan se kemi te bejme me nje shtrirje te ujit te ndotur, cka dyshohet se shkaktoi epidemine, ne te gjithe qytetin. Pacientet kane ardhur nga te gjitha lagjet, cka tregon se ndotja nuk eshte e lokalizuar vetem ne nje zone te caktuar. Nga dyshimet e hedhura pas analizave eshte e percaktuar qarte se ndotja e ujit te pijshem solli perhapjen e dizenterise.

Nje pjese e mire e rrjetit te ketij ujesjellesi eshte e shtrire ne Ish Uzinen e Armeve ne kete qytet dhe te nderhysh ne kete zone eshte e ndaluar. Kryetari i bashkise se qytetit ne nje kontakt me medien bene te ditur faktin se nuk ishte hera e pare qe kishte ngritur zerin per rrjetin e amortizuar te ujesjellesit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›