Katër gra kërkojnë ndihmë, dhunohen nga burrat
25/02/2010 Padi në polici
DURRES- Katër gra kanë kërkuar dje ndihmën e policisë së shtetit për të shpëtuar nga dhuna fizike e presioni psikologjik i burrave. Femrat të cilat pretendojnë se janë dhunuar në mënyrë sistematike janë paraqitur njëra pas tjetrës në polici duke afruar për oficerët e Policisë Gjyqësore shkaqet dhe rrethanat e ndodhive të shumta. Denoncueset Lirie B. 50 vjeçe nga lagjja numër 18, Razie V. 29 vjeçe banuese në lagjen numër 18, Violeta V. 35 vjeçe nga Katundi Sukth dhe 26-vjeçarja Anila K. nga katundi Sukth kanë plotësuar formularët e kallëzimit penal. Në të gjitha rastet e bëra objekt kallëzimi akuzohen bashkëshortët për ushtrim të dhunës fizike e psikologjike. Ato kanë thënë se shkak është bërë xhelozia dhe gjendja depresive e burrave që është pasojë edhe e ndikimit nga gjendja e vështirë ekonomike. Të katër denoncimet janë bërë në një ditë, ndërsa gjatë muajit shkurt plot 17 gra e vajza kanë bërë denoncime për dhunë.