E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP, fillimi i vitit zbulon 6 raste të reja me HIV



Rritja e numrit të të prekurve nga HIVAIDS, vërtetohet më së miri nga autoritetet shëndetësore, të cilat pohojnë se vetëm në këtë fillim viti janë verifikuar 6 raste të reja. Koordinatori i Programit Kombëtar HIV/AIDS në Institutin e Shëndetit Publik, Klodian Rrjepaj, shprehet se rastet e konstatuara flasin për një shtim të numrit krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i të prekurit nga sëmundja e shekullit deri tani ka shkuar mbi 250 raste. Aktualisht, Shqipëria konsiderohet një vend me prevalencë të ulet të infeksionit HIV. Por, specialistët flasin për shtim të numrit të të prekurve, për më tepër që një pjesë e madhe e njerëzve nuk kryejnë analizat dhe nuk janë në dijeni të problemit të tyre. Në këtë mënyrë është e domosdoshme përmirësimi në mënyrë të vazhdueshme i sistemit të survejancës dhe promovimi i Qendrave të Këshillimit dhe Testimit Vullnetar, në mënyrë të veçantë të grupeve vulnerable të popullatës.
Deri tani 180 meshkuj të infektuar me virusin HIV dhe 74 femra. Numri i femrave HIV pozitive ka ardhur në rritje, në mënyrë të veçante pas vitit 2000. Femrat përbëjnë 29 për qind të rasteve me HIV/AIDS në Shqipëri. Numri më i madh i rasteve i përkasin grupmoshave 25-34 vjeç dhe 35-44 vjeç, respektivisht me 67 dhe 83 raste.

21 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›