E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëzimi i MASH për universitetet, në rregullore Këshillimi Karriere edhe për studentët



Ministria e Arsimit në udhëzimin Nr.15 të datës 4 prill 2008 dërguar universiteteve, ka parashikuar që çdo Institucion publik i Arsimit të Lartë të përfshijë në një rregullore të posaçme kujdestarinë (tutoratin) për studentët, për çdo program studimi (degë), nën përgjegjësinë e këshillave të fakulteteve. Ky shërbim i ri i universiteteve synon mbështetjen e studentëve për parandalimin e largimeve, apo zgjatjes së kohës së studimeve përtej kohëzgjatjes normale të tyre. Po ashtu, ai ka për qëllim orientimin dhe ndihmon studentët gjatë gjithë programit të tyre të studimit, duke i nxitur ata për një pjesmarrje aktive në jetën universitare në të gjitha fushat dhe format e saj.

Kule kundër Pollos për emërimin kancelarëve në rektorate

Kreu i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule e ka cilësuar si të padrejtë projektvendimin e Ministrisë së Arsimit për emërimin e kancelarëve në universitete. Sipas tij, ky është një vendim i padrejtë, pasi emërimi i kancelarëve në rektorate nuk është një e drejtë e ministrit të Arsimit. Por kundër këtij vendimi nuk është vetëm Kule, por edhe rektorët e universiteteve të tjera në vend. Sipas rektorëve të universiteteve, projektvendimi i MASH-it për të drejtat, detyrat procedurën e përzgjedhjes dhe emërimit të kancelarit në universitet është një agresion kundër pavarësisë së universiteteve. Në emër të Shoqatës së rektorëve të universiteteve publike Dhori Kule i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit që të veprojë në mënyrë të ligjshme, duke diskutuar këtë projektligj me institucionet që ai cënon.

21 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›