E Diel, 1 Nëntor 2026

ISHP vaksinon 168 fëmijë romë kundër sëmundjeve infektive

Instituti i Shëndetit Publik ka kryer për herë të dytë në Tiranë depistimin e fëmijëve në komunitetin rom dhe familjet e ardhura nga zonat verilindore për të evidentuar rastet e pavaksinuara. Pas depistimit, 168 fëmijë romë dhe të ardhur nga zonat verilindore në Tiranë iu

nënshtruan vaksinimit për sëmundjet infektive si fruthi, rubeola, poliomieliti dhe hepatiti B. Ky kontingjent i përkiste moshës 0 deri në 14 vjeç dhe kishte kryer vaksinat deri në moshën 6 vjeç. Projekti përfshiu 10 zona në Tiranë, kryesisht lagjet periferike  si Lapraka, Bregu i Lumit, Kinostudio, Kombinati e Shkoza. Sipas specialistes së ISHP, Irja Preza fëmijët që u vaksinuan për sëmundjet infektive, fruth, rubeolë, poliomielit, hepatit B i përkisnin moshës 0-14 vjeç. Në grupin e fëmijëve që u vaksinuan ishin dhe fëmijët e rrugës. Sipas specialistes Preza, nga depistimi u vu re se 21 fëmijë nuk ishin vaksinuar asnjëherë për sëmundjet infektive. ISHP ka vendosur të ndjekë dhe në të ardhmen procesin e vaksinimit për 168 fëmijët e porsavaksinuar të cilët kanë tashmë kartelat e tyre të vaksinimit. Specialistët mendojnë se në rrethe ka një numër të konsiderueshëm fëmijësh të cilët përbëjnë rrezik për tu infektuar nga sëmundjet e ndryshme infektive pasi nuk janë të infektuar, ndaj projekti shumë shpejt do të zhvendoset dhe aty. Specialistë të Institutit të Shëndetit Publik kanë nisur vaksinimin e romëve në vendin tonë nisme kjo e OBSH-së për rajonin evropian. Rreth një javë në parë Instituti i Shëndetit Publik ka nisur fushatën e vaksinimit për fëmijët romë duke i dhënë në këtë mënyrë një vëmendje të veçantë kësaj kategorie. Ashtu si fëmijët e tjerë, romët janë  grumbulluar në qendra sociale të ngritura enkas për ta për tiu aplikuar të gjitha vaksinat si e polimelitit, e hepatit B, fruth-rubeoles etj. Kjo gjë është bërë e mundur nga specialistë të ISHP-së së bashku me përfaqësues të komunitetit rom që kanë një nivel arsimimi. Specialistët  kanë trokitur derë më derë në zonat ku ata janë vendosur për ti ndërgjegjësuar që të vaksinohen. Por nga ana tjetër të njohur si një komunitet që pëlqen shumë muzikën rreth një javë më parë ISHP ka organizuar për ta minikoncerte .

Last Updated on E Enjte, 06 Maj 2010 20:42

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›