Mozaik ritmshes me dancing konteportan në Durrës
festival performuan dy trupa shumë të njohura. Five Beds/Children of the Dream Length. Në perfomancën e tyre ata treguan me një qartësi shpeshherë brutale, atë që ndodh në një dhomë fëmijësh me pesë krevat, dhoma ku në fakt është rritur koreografi. Duke përdorur montazhin filmik, Pulvermacher kombinon një mozaik zërash, teksti, muzike, dhe lëvizjesh shumë energjike të gjashtë kërcimtarëve. Ata e marrin spektatorin në një udhëtim mes ferrit dhe parajsës së fëmijërisë së koreografit. Më pas erdhi Fold-Refolds (Part of Fold MCEP). Në perfomancën e tyre ata treguan atë çfarë ndodh me katër kërcimtarët që jetojnë në një mjedis, i cili paloset, shpaloset, e ripaloset herë pas here. Pjesa ishte si një udhëtim mes kuptimit të hapësirës dhe ndryshimeve dramatike që i ndodhin asaj, ndryshime të cilat na inspirojnë. Ndërkaq që një natë më parë ishin Ursula Eagly dhe Dorban2O. Një pjesë 25 minuta e gjatë e performuar nga Ursula Eagly, e cila vërtitet kryesisht mbi dy elementë: improvizimi mbi hapësirën dhe lëvizjet dhe rëniet e zhdërvjellëta të artistes. Skena është e ndriçuar, ku në fakt vetë Eagly bën ndezjen dhe fikjen e tyre, është vetë ajo që bën muzikën duke folur e kënduar. Pjesa evokon pamjen e pllajave të Idës pas apokalipsit, të përshkruara në mitologjinë norse nordiko-vikingase. Në ato pllaja gjenden edhe Adami e Eva, që përfaqësojnë fundin, por edhe fillimin. Shkatërrimi dhe ringjallja bashkëjetojnë kudo dhe pjesa gjallërohet kur në skenë hyn një çift tjetër. Tek pjesa Dorban2O, Oded Ronen kulmon në një marrëdhënie të gjatë jete, duke ekzaminuar lidhjen e fortë që sjell besnikëria dhe dashuria, pavarësisht vështirësive të jetës. Kjo pjesë tregon një pjesë të jetës në hapësirë, ku njerëzit funksionojnë gati-gati si robotë. Tek pjesa Island of Sanity, Joel Bray kërkon në tërësinë e jetës dhe arsyes, duke marrë vendime të vështira mbi atë që është e rëndësishme ose jo, ajo çfarë duhet të ruhet ose braktiset, çfarë mund të ndodhë nëse ai braktiset në një ishull, etj. Këto dy pjesë të shkurtra formojnë skeletin e një bashkëpunimi të ri mes Oded Ronen dhe Joel Bray, premiera botërore e së cilës u shfaq në Albania International Dance Meeting 2010. Ky festival shënon datën 28 maj si ditë të fundit të tij.
Last Updated on E Enjte, 06 Maj 2010 19:26