ISHP, "vaksinon" ambasaden greke
Instituti i Shendetit Publik ka marre te gjitha masat per parandalimin e semundjes se meningjitit te te gjithe personat, te cilet kane pasur kontakt me gazetaren greke. Pervec aplikimit te nje doze "Ciprofloxacine" te personat te cilet kane shoqeruar pacienten gjate diteve te qendrimit ne spital, kete medikament e kane marre edhe te gjithe punonjesit e ambasades. Specialistet e ISHP-se kane pare te udhes qe te kryejne dozen e "Ciprofloxacine" tek i gjithe personeli i ambasades greke, ku e semura kishte qendruar per tri dite me radhe. Te njejtat masa jane marre edhe per ambientet ku ajo ka qendruar, duke kryer dezinfektim te tyre. Te dhenat e semundjes tregojne se ajo mund te percillet shume shpejt te personat qe shoqerojne pacientin, pasi meningjiti bakterial eshte nje nga format me te renda te semundjes.
Pasagjeret e avionit te rrezikuar nga virusi
Rreth 50 pasagjere, te cilet kane udhetuar ne te njejtin avion me gazetaren greke jane informuar per mundesine e shfaqjes se semundjes se meningjitit. Me ane te shoqerise ajrore, e cila ka kryer fluturimet nga Athina ne Tirane, me date 20 mars, eshte bere e mundur gjetja e te gjithe emrave dhe vendbanimeve te pasagjereve. Te 50 pasagjeret jane informuar mbi masat e kontrollit, por edhe shenjat e hershme te semundjes te cilat mund te shfaqen. ISHP u ka derguar te dhena Drejtorive te Shendetit Publik te rretheve per te informuar personat qe kane udhetuar me kete linje dhe per te udhezuar mbi shenjat e hershme te semundjes, dhe profilaksine me antibiotike", pohojne burime zyrtare nga Ministria e Shendetesise. Nderkohe, e njejta procedure eshte ndjekur edhe per personelin e avionit qe ndodhej ne bord gjate dates 20 mars, kur gazetarja greke ka fluturuar drejt vendit tone.