Gazetarja greke, me meningjit ne QSUT
Sonila Isaku
Nje gazetare greke e ardhur ne Shqiperi ka kerkuar ndihmen e personelit mjekesor te Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" per kurimin e semundjes se meningjitit. Pas nje udhetimi ne Afrike, shtetasja greke ka preferuar te qendroje edhe disa dite ne vendin tone, per t'u kthyer me pas ne Greqi. Ka qene data 20 mars kur ajo ka mberritur ne aeroportin nderkombetare "Nene Tereza", per te vizituar disa dite Shqiperine. Por, vetem nje dite me vone, ka kerkuar ndihmen e mjekeve te spitalit infektiv, pasi ka pasur shqetesime te shendetit. Burime zyrtare nga Ministria e Shendetesise, bejne te ditur se pas analizave te para, shtetasja greke, emri i te ciles nuk behet i ditur per arsye etike, eshte shtruar me urgjence ne repartin infektiv ne QSUT per t'u kuruar nga meningjit bakterial. "E semura paraqiste shenjat tipike te nje meningjiti bakterial meningokoksik. Keto shenja jane vertetuar pas kryerjes se analizave te lengut truno-shpinor", jane shprehur dje per "KJ", mjeket qe kane ndjekur trajtimin e shtetases te huaj.
Rasti
Shfaqja e temperatures se larte, dhimbjet e vazhdueshme te kokes kane qene shenjat e para, te cilat kane detyruar personelin e ambasades greke qe te nisin shtetasen e tyre drejt QSUT-se. Pas kryerjes se ekzaminimeve, mjeket kane vejtur pranine e meningjitit bakterial dhe per kete arsye kane marre te gjitha masat e kontrollit te infeksionit, por edhe te izolimit respirator. Megjithese mjeket e spitalit infektiv kane dhene maksimumin per trajtimin e ketij rasti, perfaqesuesit e ambasades greke kane kembengulur per te kuruar gazetaren ne vendin e tyre. "Rreth ores 3 te mengjesit, te dates 23 mars, nje avion special i forcave te armatosura greke, ku kane qene te gjitha kushtet e nje izolimi respirator, ka bere transportin e pacientes", pohojne burme nga QSUT. Nje ekip mjekesor nga Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza" i perbere nga mjeke dhe infermiere, ka shoqeruar pacienten per ne shtetin fqinje, duke respektuar te gjitha kushtet e sigurise.
Virusi
Mjeket e QSUT-se, por edhe specialistet e Institutit te Shendetit Publik nuk kane mundur te gjejne nga se eshte shkaktuar ky virus. Nje hamendesim eshte se virusi mund te jete marre ne Afrike, ku gazetarja ishte pak kohe me pare se te vizitonte Shqiperine. Po keshtu, nje tjeter alternative eshte se pacientja e ka mbartur kete virus nga vendlindja e saj, pasi gjate ketij viti Greqia ka shenuar nje numer te madh te rasteve me meningjit. Nderkohe qe Instituti i Shendetit Publik ka marre te gjitha masat per parandalimin e semundjes te te gjithe personat qe kane pasur kontakt me gazetaren greke. Keshtu, mikesha e saj qe e shoqeronte, por edhe personeli i ambasades greke, ka marre dozen e duhur te medikamentit qe lufton kete lloj virusi.