Vritet 31-vjecari, 3 ne pranga
Nje 31-vjecar ka mbetur i vrare mbremjen duke gdhire dita e djeshme ne rrugen "Mbreteresha Teute" te Mitrovices dhe per ngjarjen jane ndaluar tre te dyshuar. Viktima A.Beqiri, banor i lagjes "Vaganice" te Mitrovices, u gjet i vrare ne rruge dhe pas hetimeve te para, doli se pak para vrasjes kishte sulmuar fizikisht njerin nga te dyshuarit. Ky i fundit me pas, se bashku me dy djem te tjere, ne shenje zemerimi kishin sulmuar me mjete te mprehta viktimen dhe nje person qe ishte me te. Ndersa Beqiri gjeti vdekjen, i dyti ndodhet ne spitalin e Prishtines, per trajtim mjekesor. Policia tha se arrestimi i tre te dyshuarve u be pa rezistence, ne shtepite e tyre ne Mitrovice.