ISKSH kundershtoi ministrine per financimet
Ne mbledhjen e pare te komisionit te barnave, drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana, ka kundershtuar vendimin e marre nga Ministria e Shendetesise per zgjerimin e listes se medikamenteve te rimbursueshme. Sipas saj, fondi i vene ne dispozicion nuk lejon hapesira te medha per futje te medikamenteve te tjera, pervec atyre qe ekzistojne aktualisht. Ndersa kreu i Shendetesise ka kerkuar per zgjerimin e listes se barnave dhe shtimin e saj ne mase. Ky debat ka shoqeruar pjesen me te madhe te mbledhjes se pare dhe te fundit deri me tani, qe ka mundur te percaktoje vetem nje grup pune qe do te marre ne shqyrtim kerkesat, si dhe dy rregullore te brendshme. Sipas afateve te percaktuara, lista e barnave te rimbursueshme miratohet gjate dy muajve te pare te nje viti kalendarik.