Barna shtese me liste bashkefinancuese
Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor nuk ka fondet e duhura per te perballuar shtimin e medikamenteve ne listen e rimbursueshme. Propozimi i ardhur nga ky institucion i njejte me ate te Bankes Boterore eshte per nje liste baze dhe nje liste tjeter, e cila te jete bashkefinancim i ISKSH-se me pacientin. "Ideja eshte qe te jete nje liste barnash baze, e cila do te mbulohet 100 per qind nga ISKSH per shtresat ne nevoje. Dhe te kete nje liste alternative, e cila te jete me bashke-pagese mes ISKSH dhe pacientit", eshte shprehur pak dite me pare drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana. Lista aktuale e barnave mbulon 94 per qind te semundshmerise kronike dhe me fondet aktuale mund te mbulohen vetem kjo liste. Nje vit me pare ne listen e medikamenteve te rimbursueshme u perfshine 14 barna te reja, ndersa vlera e rimbursimit ne total ishte 3,9 miliarde leke te reja.