ISKSH ndëshkon mjekët që thyejnë rregulloren
250 mjekë janë gjobitur nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, për shkak se kanë thyer rregullat në punë. 9 prej këtyre mjekëve, që punojnë në klinika të ndryshme të vendit dhe 7 infermierë janë paralajmeruar me pushim nga puna. Shkeljet për të cilat është marrë kjo masë, kanë të bëjnë kryesisht me mosrespektimin e orarit zyrtar të punës dhe dhënien e medikamenteve jo në përputhje me diagnozën.
Pjerin Kodracaj, Drejtotr i Kontrollit të Jashtëm ISKSH “9 mjekë dhe 7 inferimierë janë paralajmëruar për pushim nga puna, pasi nuk janë gjetur në vendin e punës, gjatë orarit të parashikuar në kontratë. 140 mjekë janë gjobitur për shkeje të plotësimit të dokumentacionit, keqmenaxhim të kartelave të pacientit dhe shkelje të rregullave të kryerjes së vizitës. 110 mjekë janë gjobitur për shkeje të protokolleve të mjekimit. Ata kanë dhënë mjekimin më të shtrenjtë që në fillim të mjekimit.”
Gjithashtu, ISKSH ka gjobitur edhe poliklinika që kanë patur mangësi të barnave të urgjencës, si dhe mangësi të shërbimeve shëndetësore për të cilat janë kontraktuar nga ky institucion.