E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISKSH, regjistër elektronik për kontribuuesit

03/03/2010 Sigurimet shëndetësore

Për të shmangur problemet në derdhjen e kontributeve shëndetësore e veçanërisht në identifikimin e shumave përkatëse, Instituti i Sigurimeve Shëndetësore do të hartojë një regjistër elektronik, ku do të hidhen të gjithë të dhënat në lidhje me këtë tregues. Për vite të tëra në vendin tonë janë shfaqur probleme në identifikimin e saktë të shumave të kontributeve shëndetësore të arkëtuara dhe të transferuara. Kjo për shkak të mosmarrëveshjeve apo pengesave të tjera që kanë institucionet përgjegjëse për mbledhjen dhe transferimin e kontributeve. Ndërsa mundësia e identifikimit të kontribuuesve mbetet pothuajse e pamundur. Për këtë, gjatë 2010-ës, ISKSH-ja, do të krijojë një regjistër elektronik, ku do të listohen sipas programit përkatës të gjithë kontribuuesit aktivë dhe joaktivë. Po ashtu, për të shmangur abuzimet në ofrimin e shërbimeve gjatë 2010-ës, parashikohet të jepen sanksione më të rrepta në kontratat e ofrimit të shërbimeve. Lista e shërbimeve që do të ofrohen do të jetë e dukshme, pasi ajo do t’i bashkëngjitet librezës së shëndetit. Po ashtu, gjatë këtij viti do të listohen spitalet sipas performancës së ofruar ndaj pacientit, duke bërë një renditje nga më i miri deri tek ai më i dobëti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›