Kufizohen mundësitë për pacientët shqiptarë
03/03/2010 Kurimi jashtë vendit, mbaron marrëveshja për trajtimin e specializuar në spitalet greke
Pakësohen mundësitë e kurimit të pacientëve shqiptarë jashtë vendit. Shkak për këtë është bërë përfundimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me shtetin grek, që për vite të tëra ka marrë përsipër trajtimin e pacientëve shqiptarë që vuanin nga sëmundje të rënda, të cilat nuk mund të mbuloheshin nga spitalet shqiptare. Burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë, bëjnë të ditur se pavarësisht kërkesës së bërë, nuk dihet nëse do të ketë më rilidhje të bashkëpunimit ndërmjet dy dikastereve homologe për kurimin në rrugë shtetërore të pacientëve tanë pranë spitaleve greke, për rastet kur trajtimi i tyre në vend bëhet i pamundur. Alternativat e vetme të kurimit të specializuar jashtë vendit mbeten spitalet turke dhe ato italiane. Për këto të fundit, mbetet ende e vlefshme marrëveshjet e bashkëpunimit, të cilat lejojnë Ministrinë tonë të Shëndetësisë që edhe për një hark të caktuar kohor të aplikojnë mundësinë e dërgimit të pacientëve në gjendje të rëndë shëndetësore për t’u kuruar në rrjetet spitalore të specializuara që kanë këto vende. Por kjo gjë do të bëhet e mundur vetëm në rastet kur vetë institucionet spitalore në vendin tonë nuk do të marrin dot përsipër trajtimin e pacientit, për arsye të ndryshme, si: mungesa e infrastrukturës së duhur për ofrimin e shërbimit, mungesa e medikamenteve apo e stafeve të specializuara për ndjekjen e sëmundjeve të caktuara. Ndërkohë që sipas të dhënave të publikuara rezultonte se në saje të këtyre marrëveshjeve, më shumë se 200 pacientë të rritur trajtoheshin në këto spitale. Ndërsa për moshat e vogla spitali italian “Bambino Gezu”, lejon trajtimin e rreth 30 pacientëve në vit, të cilët nuk mund të mbulohen me asistencën e duhur shëndetësore në spitalet e vendit tonë. Procedura e dërgimit të pacientëve jashtë vendit lejohet vetëm në rastet kur institucionet tona spitalore faktojnë me dokumente përkatëse pamundësinë e trajtimit të pacientit. Pjesa dërrmuese e pacientëve janë dërguar jashtë vendit për realizimin e ndërhyrjeve kirurgjikale të komplikuara, kurimin e tumoreve në gjendje të rëndë apo sëmundjeve të llojeve të tjera.
Trajtimi
Për kurim në rrugë shtetërore, Ministria e Shëndetësisë aktualisht ka marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë dhe spitalin italian “Bambino Gezu”. Sipas rregullores së hartuar nga institucionet shëndetësore, përcaktohet se dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për kurim në njërin nga këto vende është marrja e epikrizës nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, si dhe leja e lëshuar nga Komisioni Ndërspitalor QSUT.
Aplikimi
Sipas rregullores së aplikimit, përveç lejes së dhënë nga spitalet tona për dërgimin e pacientëve për kurim jashtë vendit, kërkohet që dokumentet për rastet kur shkojnë në Turqi, detyrimisht duhet të jenë të përkthyera dhe të noterizuara në anglisht. Ndërsa për pacientë që kërkojnë notë verbale për lehtësimin e vizës në ambasada janë të nevojshme këto dokumente: epikrizë nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dokumentacion që vërteton disponibilitetin për pritjen e pacientit në vendin ku do të shkojë dhe kostoja e shpenzimeve për kurimin e pacientit, Garanci bankare (që tregon pagesën e bërë nga pacienti kundrejt spitalit në masën 30 për qind të shpenzimeve për kurimin e pacientit jashtë).