Ish të përndjekurit: Të dëmshpërblehen të moshuarit

Të përndjekurit politik bëjnë apel që ti kushtohet vëmendje dhe ti jepet përparësi personave që janë në moshë të thyer në marrjen e dëmshpërblimeve.
Simon Miraka drejtor i përgjithshëm i Institutit të përndjekurve politik deklaroi ndër të tjera se personat që janë mbi 80 vjeç ti marrin të gjitha dëmshpërblimet brenda 2012.
Gjithsej janë 23 mijë dosje të cilat janë dorëzuar dhe pritet që të shqyrtohen në mënyrë që më pas të shpallen edhe personat që përfitojnë dëmshpërblime si të përndjekur politik.