ISKSH rriten rrogat per 11 mije punonjes te spitaleve

Mbi 11 mijë punonjës të spitaleve në mbarë vendin do të përfitojnë rritje page. Këshilli administrativ i ISKSH-së ka miratuar rritjen e pagave për mjekët e spitaleve, e cila arrin në 15 përqind për mjekët e Qendrës më të madhe spitalore universitare, asaj “Nënë Tereza” në Tiranë. Rritja e pagave nis që prej 15 korrikut 2011 dhe efektet financiare mbulohen nga ISKSH.
Efektet financiare mujore arrijne ne rreth 25 milion leke ose deri ne fund te vitit, në shumen 115 milion lekeve. Kështu për shefat e shërbimeve me vjetërsi pune prej 25 vjetësh në QSUT dhe në dy maternitetet ne kryeqytet, paga shkon në 83 mije lekë. Ndërsa për shefat e reparteve në 7600 lekë dhe për mjekët në 6500 lekë. Një rritje të pagës kanë përfituar edhe kryeinfermierët dhe infermirët, paga e të cilëve do të rritet përkatësisht me 1500 dhe 1150 lekë në muaj.
Edlira Sulejmani