E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore Stonestreet Palet me garantuan

Shefi i misionit të OSBE-ODIHR, Jonathan Stonestreet deklaron se ka marre garanci nga per nisjen menjehere te  reformës eleoktorale me perfshirjen e  te gjithe subjekteve politike. Stonestreet tha se raporti për zgjedhjet e 8 majit duhet të shndërrohet një platformë pune per ndryshimet qe do ti behen ligjit elektoral.  

"Përderisa ky raport mirëpritet nga të gjithë duhet parë si një platformë jo vetëm për të vlerësuar zgjedhjet që u bënë, por cdo bëhet tani e tutje. Palët na garantuar që janë të interesuara të nisin me reformën, sa më shpejt që të jetë e mundur, por pa u ngutur, duke lënë kohën e mjaftueshme. Ramë dakord që të jenë gjithëpërfshirës, madje të përfshijë dhe partitë jashtë parlamentit dhe shoqërinë civile. Raporti vë në dukje gjëra që nuk shkuan aq mirë, po në kontekstin e një reforme zgjedhore duhen parë gjërat që nuk shkuan mirë", tha Jonathan Stonestreet, shefi i vëzhguesve të OSBE/ODIHR.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›