E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres nderron jete volejbollisti i Tetutes

Ka ndërruar jetë në spitalin e Durresit 24-vjecari Juxhin Guza, volejbollist i skuadres se Teutes, i cili ne oret e para te mengjesit te martes u sulmua nga nje grup te rinjsh, ende te paidentifikuar.

24-vjecari u qëllua disa herë me thikë në afërsi të banesës se tij ne lagjen nr 5 te qytetit te Durresit.Fillimisht 24-vjecari është dërguar në spitalin rajonal në Durrës ku ka marrë ndihmën e parë mjekesore,ndërkohë që policia e Durresit bëri të ditur se 24-vjecari kishte mbetur i plagosur dhe se gjendej jashte rrezikut per jeten.

Me kalimin e oreve shendeti i 24 vjecarit eshte perkeqesur, ndersa rreth ores 19 te se martes ai ka vdekur. Nuk dihen ende autoret dhe motivet qe e shkaktuan kete ngjarje te rende, nderkohe qe drejtoria e policise se Durresit ka marre ne pyetje shume persona per te zbardhur ngjarjen. Juxhin Guza kishte disa vite qe aktivizohej si volejbollist i skuadres se Teutes, e cila eshte edhe kampione kombetare.

Aleks Kalemasi    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›