E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISKSH vendos: Rritje pagash mjekëve dhe infermierëve

TIRANE-Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH) ka vendosur rritje pagash për punonjesit e sektorit shëndetësor në vend.

Nga ky vendim përfitojmë mjekët rritje page 2-5% ndërsa kategoria e infermierëve që janë rreth 6 700, në masën 3%. Sipas vendimit, mjekët në zonat e thella malore do të përfitojnë rritje me 2% ose 15 mijë lek, kurse mjekët në zonat qëndrore 4.2 deri në 5% ose e shprehur në lekë, rritje prej 25 mijë lek.
ISKSH gjithashtu ka vendosur gjtihashtu të shpërblejë me bonus mjekët në bazë të performancës.
Fondi për përballimin e rritjes së pagave kap shifrën e 72 milionë lekëve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›