Meta: Koha të ndryshojmë Reformën Zgjedhore, jo Kushtetutën
TIRANË-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë një konference për shtyp i bëri thirrje sot politikës shqiptare të bashkohen dhe të punojnë jashtë interesave vetjake për Reformën Zgjedhore. Meta theksoi se puna për këtë proces është kusht themelor për integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe se nuk është koha të ndërmerren ndryshime në Kushtetutë pasi kjo kërkon shumë kohë, debate dhe transparencë.
“Janë të gjitha mundësitë që puna për reformën zgjedhore të nisë menjëherë, ndërsa i takon ndryshimeve kushtetuese kjo kërkon kohë. Ky është një kod problematik, ne morëm pjesë në zgjedhjet e mëparshme dhe me kodin që nuk na pëlqente”
Meta theksoi në emër të LSI rëndësinë për angazhimin e gjithë forcave politike me qëllim patjen e një vendimi pozitiv për marrjen e statusit kandidat për BE nga ana e Shqipërisë. Por, sic shtoi Meta, fati i i këtij procesi qëndron në plotësimin e 12 prioriteteve.
“Një element thelbësor i 12 prioriteteve ishin zgjedhjet dhe tani mbetet reforma e re zgjedhore mbështetur dhe rekomandimet e OSBE ODIHR. Në emër të LSI apeloj për bashkëpunim jashtë interesave vetjake, me qëllim arritjen e një përfundimi pozitiv. Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, propozoj të ngrihet komsioni parlamentar gjithëpërfshirës për Reformën Zgjedhore dhe të miratohen të gjitha ligjet me shumicë të cilësuar pasi paketa është gati dhe pret vetëm miratimin”, u shpreh Meta.
Por, i pyetur për ndryshimet Kushtetuese që kërkon opozita, në pikat ku flitet për zgjedhjen e Presidentit, Meta tha se LSI nuk është kundër ndryshimeve, por kjo cështje tha ai kërkon kohë dhe nuk duhet nxituar për të ndryshuar Kushtetutën, duke sjelle shembull vitin para zgjedhjeve të 2009.
“Fakti që u bënë nxitime të nxituara në Kushtetutë nuk do të thotë se për shkak se kanë ndryshuar rrethanat politike, nuk do të thotë që sërish të bëjmë veprime të nxituara për konjukturat politike. Konjukturat mund të levizin cdo vit ose cdo muaj. Ne kemi qënë dhe jemi për realizimin e ndryshimeve, por kjo kërkon konsensus shumë të gjerë, kërkon kohë shumë të gjatë kërkon transparencë dhe gjithëpërfshirje, jo vetëm të faktorëve të brendshëm, por edhe të institucioneve të brendshme, sepse ne Kushtetutën e kemi bërë e kemi bërë me asistencën e Komisonit të Venecias”.
Sipas Metës sot është koha të realizohet Reforma Zgjedhore dhe jo cështje që ende presin.
"Sot është koha të ngremë komisonin, miratimin e ligjeve që priten për t’ miratuar, kërkohet pjemarrja e opozitës që të arrihet shumica në parlament, të gjitha këto do ishin sukses për integrimin e vendit në BE. Zgjedhjet e tjera janë tepër larg, duan 2 vjet tani është koha, për reforma, jo për fushata", u shpreh kreu i lSI gjate konferences se sotme per shtyp.
(d.b/BalkanWeb)