Durrës, zjarr në Spitallë, në Kallm rrezikohet reparti ushtarak
DURRËS-Dy vatra zjarri në Durrës kanë vënë në alarm zjarrfikësit e qytetit. Një vatër e aktivizuar në kodrat e Spitallës dhe një tjetër në Kallm kanë shkaktuar panik tek banorët e zonës.
Në kodrat e Spitallës po digjen masivisht sipërfaqe me shkurre ndërsa mësohet se kanë mbërritur 3 automjete zjarrikësesh që po mundohen të vënë nën kontroll zjarrin.
Serioze paraqitet situata dhe në Kallm ku flakët po afrojnë drejt një reparti ushtarak.
Zjarret po favorizohen ndjeshëm dhe nga temperaturat e larta dhe erërat. Banorë të zonës me mjete rrethanore u kanë ardhur në ndihmë zjarrfikësve për të shuar flakët që përparojnë.
(d.b/BalkanWeb)