E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur Hrushovi kercenonte me raketa nga Tirana

Si e komentonte revista prestigjioze gjermanoperendimore Der Spiegel ne vitin 1959 viziten e kreut te Kremlinit ne Shqiperi dhe cilat ishin sjelljet sovjetike e ato shqiptare ndaj Jugosllavise se Titos pak kohe para prishjes se madhe mes Moskes e Tiranes. Sipas Spiegel vizita e Hrushovit ne Shqiperi solli fundin e armepushimit sovjeto-jugosllav.

Diplomatet e Marshall Titos si ne tapetet e Lindjes ashtu dhe ne ato te Perendimit po kuptojne se si po demonstrohet keto javet e fundit seria e indiskrecioneve te qellimshme gjysempremtimeve dhe pergenjeshtrimeve te asaj politike qe shtrin kthetrat e saj mes dy blloqeve ushtarake deri ne pafundesi duke luajtur polin e trete gjithsesi pa u ekspozuar dhe aq shume. Si nje instrument i pavetedijshem per te deshmuar keto perpjekje sherbeu edhe Agjencia Gjermane e Lajmeve DPA e cila ne qytetin ku zhvillohen konferencat nderkombetare Gjeneve mori vesh nga burime te besuara nga rrethet diplomatike jugosllave se shefi i qeverise sovjetike i cili po nxitonte te konsumonte nje vizite miqesore ne Shqiperi do te bente edhe nje takim ne kufirin shqiptaro-jugosllav me udheheqesin e Jugosllavise Josip Broz Tito. Ky lajm qe tashme fale eksperteve te ceshtjeve sovjetike ne Perendim ka dale ne drite beri qe te pasonte nje deklarate zyrtare - e vetedijshme kete radhe - e Ministrise se Jashtme Jugosllave ne Beograd ku ne menyre ironike thuhej se vlera e ketyre lloj informacioneve qenkesh ne proporcion te zhdrejte me saktesine qe ato permbajne. Por gjithsesi nuk u pergenjeshtrua asgje. Udhetimi shqiptar i Nikita Hrushovit ne fakt ndodhi disi i papritur. Kur ne Moske aty nga mesi i muajit maj u kujtuan se ne tavoline qendronte nje ftese - tashme e zverdhur - e vitit 1958 bere nga Tirana zyrtare shokeve te surprizuar te udheheqjes shqiptare ne Tirane nuk u mbeti gje tjeter vecse ta falenderonin me gjithe zemer Zotin e Kremlinit per permbushjen e nje nderi te menduar te paarritshem qe po u behej ne kete menyre. Vizita e nje delegacioni te udhehequr prej Jush - i transmetuan ata menjehere bosit sovjetik - do te shenonte pa dyshim nje ngjarje me permasa madhore ne historine e vendit tone. Por ne Londer prestigjiozja Times hetoi mbi arsyet politike qe mund te fshiheshin pas ketij hapi Dymbedhjete dite qendrim edhe per nje turist te palodhur sic eshte zoti Hrushov do te ishin nje periudhe e gjate edhe nese ai papritur do te zbulonte se maji dhe qershori jane pikerisht muajt me te mire per ta ndermarre nje udhetim te tille. Gazeta tjeter me orientim liberal Manchester Guardian perkundrazi shkruante se bujqesia shqiptare per mysafirin rus ishte me interes te vecante Misri eshte njeri nder prodhimet kryesore te vendit per kultivimin e te cilit Hrushovi vete po i shtyn kolkozet sovjetike te interesohen me shume. Kur i forti i Kremlinit nga fundi i majit po fluturonte me nje buzeqeshje te dukshme ne fytyre ne krahet e nje avioni TU 104 nga Moska drejt Tiranes - mbi hapesiren ajrore jugosllave me lejen e Marshall Titos - duket se po tundte shamine prej qejfit qe po zbulonte me ne fund vendin e shqiptareve. Nga bordi i avionit te tij Hrushovi i solli me vete udheheqesit te atij vendi malor i cili prej vitesh ka mosmarreveshje ideologjike me shoket e vet ne kampin socialist per 67-vjetorin e lindjes urimet me te perzemerta nderkohe qe per Titon u mjaftua vetem me nje Ju uroj gjithe te mirat. Enturazhi i Hrushovit gjate ketij udhetimi te linte me mire te kuptoje se cfare kishte ardhur te bisedonte dhe per cfare interesohej me shume shefi i qeverise sovjetike ne Republiken Popullore shqiptare - e banuar nga 15 milione fryme brenda nje siperfaqeje prej 28 800 km katrore duke u renditur kesisoj si sateliti me i vogel sovjetik. Se bashku me te ishin edhe ministri i Mbrojtjes Marshalli Malinovski i ngarkuar edhe me ndertimin dhe mbarevajtjen e bazes ushtarake detare dhe ajrore sovjetike ne Shqiperi si dhe zevendesministri i Jashtem Firjubin i cili deri ne shtator 1957 kishte qene ambasador i BRSS-se ne Beograd dhe qe prej asaj kohe nuk ishte marre vetem me ceshtjet e brendshme te konfliktit ruso-jugosllav por ishte edhe nje njohes i mire i konflikteve shqiptaro-jugosllave. Gjate tokjes se duarve me miqte sovjetike dhe perplasjes se gotave e ngritjes se dollive lista e pjesemarresve vijonte si me poshte Sekretari i Partise Enver Hoxha si dhe Kryeministri Mehmet Shehu keta te fundit dy relike nga ditet e fundit te Stalinit dhe njekohesisht rivale te ngushte ne luften per te pasur pushtetin ne provincen ushtarake sovjetike ne Adriatik. Pervec tyre si pushues u duk ato dite atje edhe Kryeministri i RDGJ-se Otto Grotevohl nga Berlini Lindor. Ne fund u shfaq edhe ministri kinez i Mbrojtjes marshalli Peng Teh-huai ne krye te nje delegacioni ushtarak qe po udheton neper vendet e Bllokut Lindor per te blere arme. Vetem njeri sacutetregoi aspak qejf e interes per te marre pjese e per te qene se bashku ne kete feste ai ishte Marshalli Tito i Jugosllavise. Kur nga Gjeneva mberriti lajmi i agjencise DPA mbi takimin e mundshem mes shefit te shtetit jugosllav me Zotin e Kremlinit dhe po behej gati per tacuteu hedhur ne leter Hrushovi Hoxha dhe Shehu tashme gjendeshin se bashku ne udhetimin e tyre ne Liqenin e Shkodres gjysma veriore e te cilit i takon Jugosllavise. Agjencia Shqiptare e Lajmeve ATSH e pershkruante kete ekskursion me vone ne menyre lakonike si nje pushim clodhes. Tito zgjedh te njejten kohe per te udhetuar

hellip gjithsesi ne drejtim te kufirit rumuno-jugosllav. Ne fjalimet e veta ai theksonte se per momentin nuk donte te diskutonte vetem per ceshtje te politikes se jashtme pasi cdo gje do te peshohej ne kohen e vet. Lojen aktoriale me inskenimin e nje pajtimi te dyte dramatik me superfuqine sovjetike - te pakten ne kete kohe - ai nuk donte tacuteia bente te ditur botes. Ngjashmerisht diskrete u shfaqen edhe bosi sovjetik dhe mikpritesit e tij shqiptare te cilet jave me pare me zell te madh ekzekutuan spiune jugosllave. Asnje fjale e keqe nuk u fol kunder revizionisteve pertej kufirit per aq kohe sa mund te shpresohej akoma se Tito do te mund tacuteu vinte ndopak veshin ofertave te Tiranes. Nje ftese e perbashket nga Bashkimi Sovjetik Jugosllavia dhe Shqiperia per ta kthyer Ballkanin ne nje gadishull paqeje pa raketa dhe arme berthamore e lidhur edhe me nje te ashtuquajtur proteste e perbashket kunder ngritjes se bazave raketore te NATO-s ne Itali e Greqi per te cilat shefi i Kremlinit kercenoi se do te pergjigjej me ndertimin e bazave raketore sovjetike ne Shqiperi per Hrushovin i gjendur perballe Konferences se Gjeneves qe po vononte te mbahej do te kishte qene nje sukses diplomatik duke e krahasuar me humbjen dymbedhjeteditore te kohes ne vendin e shqiptareve dhe duke u pllacitur ne ujerat e Liqenit te Shkodres. Por Tito - qe eshte perpjekur shume per te mos rene serish ne baltovinen e lojerave sovjetike dhe per te mos humbur aksesin ne ndihmat ekonomike nga Perendimi - deshiron te vazhdoje edhe me tej te luaje me hapa te matur duke mos dale haptazi ne protesten kunder stacionimit te raketave te NATO-s ne rajon. E pikerisht per kete arsye bosi sovjetik do te deklaronte me ze te larte me pas Ka njerez qe mbahen per komuniste por ne realitet jane agjente te imperializmit. Me kete hap ai i dha fund kesisoj edhe armepushimit propagandistik sovjetik ndaj Jugosllavise. Nikita Hrushov i lodhur tashme me cduket nga pritja e pashprese per rikthimin e Titos ne familjen socialiste shkurtoi viziten e tij miqesore ne Shqiperi dhe nenshkroi me shoket shqiptare nje komunikate te perbashket e cila drejtohej fuqishem kunder nje ringjalljeje te mundshme te Paktit Ballkanik mes Jugosllavise Greqise e Turqise i cili ishte nje perpjekje e kote per te thirrur ne ndihme nje propozim te para dy vjeteve ardhur nga Rumania per nje konference te nivelit te larte mes fuqive ballkanike. Nderkohe Times e Londres komentonte se fundmi Nuk ka asnje arsye te shohim ne kete ide dicka te ndryshme nga ajo qe pame ne 1957 pra nje loje per njerez te vegjel. E nga kjo lihej qartesisht te kuptohej se Marshalli jugosllav i cili synonte te zere nje vend ne tavolinen e te medhenjve ne Gjeneve nuk do te mund te merrte pjese.

Titulli eshte redaksional. Nga cikli Shqiperia moniste ne mediat perendimore

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›