E Diel, 1 Nëntor 2026

Marreveshje per furnizimin me uje ne qytetin e Lezhes



13 milion euro eshte marreveshja e nenshkruar nga Bashkia e Lezhes qeveria zviceriane dhe banka gjermane KFV per nisjen e nje investimi per furnizimin me uje te qytetit. Akordi eshte arritur pas negociatave te shumta qe bashkia e Lezhes ka realizuar me donatore te ndryshem duke i hapur rruge ketij investimi qe pritet te permiresoje situaten e furnizimit me uje te pijshem ne qytetin e Lezhes.Kreu i bashkise Viktor Tushaj ka deklaruar se memorandumi ka si qellim fanancimin e projektit per rritjen e kapacitetit te depove te ujesjellesit dhe permirsimin e rrjetit shperndares deri ne lagjet periferike te qytetit . 10 milion euro nga qeveria zviceriane ne forme granti ndersa 3 milion euro do te sigurohen nepermjet nje kredie nga banka gjermane KFV. Kjo marreveshje vjen ne momentin kur bashkia ka nisur nderhyrjen per te permirsuar infrastrukturen rrugore duke parashikuar vendosjen e tubacioneve te reja te ujesjellesit .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›