E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasa me kapak kutia pa kapak

U bene disa dite rresht qe tregtaret e Tregut te Medresese jane duke protestuar per nje vendim te ministrit te Financave sipas te cilit kasat elektronike jane mjet i domosdoshem per aktivitetin e tyre tregtar. Nisma e nje kryefinancieri te nje vendi per te mbledhur te gjitha te ardhurat e mundshme nga taksat e tatimet me qellim mbushjen e arkes se shtetit eshte me teper se e kuptueshme. A eshte lehtesisht e pranueshme ne kohen dhe vendin e duhur kjo eshte nje ceshtje qe nuk i gjendet fundi me nje te rene te lapsit. Nese arka e shtetit apo portofoli i tregtarit do ta pranojne apo jo ne kohe e pa teprime rolin e ndermjetesit qe do te luaje kasa elektronike kjo eshte nje pike kritike qe duhet pritur pak kohe per tu pare rrjedhen zhvillimeve te metejshme. Ne kete kuptim edhe gjaknxehtesia e tregtareve qe deri dje e ushtronin tregtine pa kase eshte ne njefare mase e pritshme ndersa cdo lloj teprie ne reagim jo gjithmone eshte mjeti i duhur per tia arritur nje deshire a qellimi te mbartur nder vite. Kasa elektronike ashtu si ligji kunder duhanit nje dite do tia dalin mbane te pranohen natyrshem nga te gjitha shtresat e shoqerise edhe pse eshte e qarte si drita e diellit qe duhani nuk fashitet menjehere nga hapesirat publike kasa nuk hyn menjehere ne mjediset e tregtimit. Flitet per mendesi ne zhvillim qe vjen bashke me zhvillimin shoqeror te nje vendi me kulturen e shtetit dhe ndaj shtetit i cili nuk shihet vetem te shkopi i policit apo si lope per tu mjele nga gjithkush qe e merr me qira. Prandaj edhe raportet financier-tregtar mendoj se do te duhet pak kohe te bien ne ujdi. Mjafton qe nje dore e trete te mos i shtyje uret e zjarrit qe tashme pershkendit shpirtrat e lenduar te taksapaguesve dhe sikletos ditepunen e punonjesit te shtetit qe e ka per detyre te mbushe e administroje arken e te gjitheve. Nderkohe ditet e protestave njohen nje zhvillim te pazakonte. Nga selia roze qendrimi ishte krejt absurd. Them absurd se nese ky vend njeh nje njeri qe eshte sinonimi i taksave eshte pikerisht kreu i bashkise. Nese dikush nuk e beson se kreu aktual i bashkise nuk eshte taksoman nuk do te kete nevoje ta shtyj me tej argumentimin. Thjesht do te terhiqem nga kjo ide dhe do ti hap rruge... por edhe dy fjale nuk duhen lene pa thene. Per kryebashkiakun ka takse te gjelber takse parkimi takse reklame takse vendbanimi e sa e sa taksa qe gjithkush qe ka nje marredhenie te taksuar individ-bashki e njeh mire se cdo te thote te nxjerresh leke nga xhepi per te mbushur portofolin e bashkise. Ideja taksa ime eshte e mire taksa e atij tjetrit eshte taksa e lugatit ne rastin me te mire i shkon per shteg mendesise se atij djalkes se perkedhelur topi eshte vetem imi penalltine nuk e gjuan askush pervec meje edhe sikur te prishet loja. Ne fund te fundit cdo individ qe ka nje biznes qofte edhe te vogel e ka te thjeshte te beje bilancin e xhepit te tij se sa i duhen per taksat e Ridvanit dhe sa shpenzon per taksat e Edvinit. Ne kete kuptim taksa e qeverise dhe taksa e bashkise njohin nga gjithkush rendesen ne buxhetin familjar. E megjithate deri ketu behej fjale per absurdin. Por ja qe nuk mund te mjaftohesh me kaq. Me tej shkohet ne cinizem. Deri me tani kreu i opozites nuk ka lene njeri pa ia bere veshin shurdh nga Apeninet ne Ande se ai ka synim madhor vetem transparencen hapjen e kutive kontrollin e cdo malli vote te popullit qe hyn e del nga kutia kontroll imtesor te materialeve zgjedhore. Me nje fjale qe kutite duhet te hapen per te gjithe. Nderkohe pikerisht per nje sektor tjeter te jetes ne vend ate te financave mban nje qendrim krejt te kundert. Te mos behet transparenca e plote e asaj qe hyn e qe del nga kasa elektronike. Vetem nga goja e njeriut qe nuk ka lene kuti pa e share me liber shpie nuk mund pritej te degjoje se kasa elektronike nuk duhet perdorur. Nga ana tjeter te mendosh se kreu i bashkise qan ne kokerr te lotit per fatin e tregtareve te Medresese eshte jo pak naive ta kaperdish. Nese do te qante e turfullonte per fatin e tregut te Medresese kjo do te ishte dicka tjeter krejt tjeter qe do te behej shume e veshtire per te mos u besuar. Perse valle Per te kuptuar se ku fle lepuri... i kryebashkiakut kur turfullon se ceshtjes se kutive nuk do ti vihet kapak ndersa ceshtjes se kasave i duhet vene kapak.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›