ISSH: Rregullat e reja për pensionet
Aplikantët do të bëjnë një kërkesë dhe do të plotësojnë formularin tip pranë degëve lokale
Rregullat e reja të botuara në Fletoren Zyrtare për të gjithë personat që përfitojnë pension
Këshilli Administrativ i Instituti të Sigurimeve Shoqërore ka miratuar një rregullore të re për përcaktimin, administrimin dhe pagesën e pensioneve. Rregullorja e re e miratuar dhe e publikuar në Fletoren Zyrtare parashikon të gjithë procesin, që nga kërkesa deri tek përfitimi financiar, për të gjithë personat që do të aplikojnë për të përfituar pension. Të gjithë personat do të bëjnë një kërkesë paraprake një vit para lindjes së të drejtës së pensionit, tek inspektori pritës i Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore. Të interesuarit duhet të plotësojnë një formular tip, që mund ta marrin pranë këtyre zyrave, si dhe të dorëzojnë fotokopjen e librezës së punës, në mungesë të saj, deklaratë personale për vitet e punës, certifikatën e lindjes me fotografi, certifikatë martese për aplikueset femra. Kërkesa do të bëhet në dy kopje. Njëra prej tyre do të shërbejë për krijimin e dosjes për aplikantin, në kapakun e së cilës shënohet numri i kërkesës, emri, atësia, mbiemri, adresa e plotë e kërkuesit, numri i sigurimit shoqëror.
Pensioni fillestar
Kërkesa për pension plotësohet në ALSSH nga vetë personi, ose i autorizuari i tij me prokurë të posaçme, në prani të pritësit, në tri kopje, nga të cilat kopja e parë shoqëron dosjen, kopja e dytë i jepet personit dhe kopja e tretë mbetet në ALSSH, duke u ruajtur për një periudhë kohe deri në një vit. Fletëkërkesa në këtë moment shërben edhe si fletë inventari e dokumenteve që dorëzohen. Kërkesa, së bashku me dokumentet, paraqiten në ALSSH-të e vendbanimit, sipas gjendjes civile të personit që kërkon të dalë në pension.
Inspektori pritës në ALSSH pajis kërkuesin në momentin e aplikimit me formularin e dokumenteve që duhet të paraqesë për efekt pensioni, sqarimet ligjore, informimin se kur i lind e drejta për pension, si dhe procedurën që duhet të ndiqet me dokumentet për pension. Ai, gjithashtu, bën kontrollin nëse dokumentet e paraqitura për pension pleqërie janë të plota, të plotësuara në të gjitha rubrikat, nëse kanë ose jo korrigjime, të meta, mangësi etj., dhe nëse të gjitha dokumentet janë të regjistruara në kërkesë. Procedura e pranimit dhe e regjistrimit të kërkesës për pension nuk fillon, nëse nuk paraqiten dokumentet përjashtuese, siç janë certifikatat e gjendjes civile, lindjes, familjare, të martesës, vdekjes.
Pensionet familjare
Aplikimi për pensionet familjare do t’i nënshtrohet të njëjtave procedura si për pensionet e pleqërisë. Në rastin e kërkesës për pension familjar të bërë nga një person që është përfitues i një pensioni tjetër, pensioni familjar do të caktohet kur të jetë konfirmuar me shkrim mbyllja e pensionit ekzistues.
Procedura për pension invaliditeti
Kërkesa për pension invaliditeti, për herë të parë plotësohet në ALSSH nga vetë personi, në prani të pritësit, në tri kopje, nga të cilat kopja e parë shoqëron dosjen, kopja e dytë i jepet personit dhe kopja e tretë ngelet në ALSSH, duke u ruajtur për një periudhë kohe deri në një vit. Fletëkërkesa, në këtë moment, shërben edhe si fletë inventari e dokumenteve që dorëzohen. Kërkesa, së bashku me dokumentet, paraqiten në ALSSH-në e vendbanimit, sipas gjendjes civile të personit që kërkon të dalë në pension invaliditeti.
Inspektori pritës e pajis aplikuesin me formularin tip të dokumenteve për pension invaliditeti, me listën e dokumenteve mjekësore, e cila është e veçantë sipas diagnozës, për të cilën pretendohet pension invaliditeti, bën informimin dhe sqarimin se kur i lind e drejta për pension, si dhe procedurën që do të ndiqet me dokumentet për pension. Procedura e pranimit dhe regjistrimit të kërkesës për pension invaliditeti nuk fillon nëse nuk paraqiten dokumentet përjashtuese, të cilat janë certifikatat e gjendjes civile; të lindjes, familjare, të martesës, fletëdrejtimi për në KMCAP, epikriza dhe dokumentet mjekësore, sipas diagnozës për të cilën kërkohet pension invaliditeti. Mjeku i ekspertizës mjekësore shprehet me shkrim për bazueshmërinë ligjore dhe shkakun nëse është aksident në punë, sëmundje profesionale apo sëmundje e përgjithshme, nëpërmjet formularit tip. Dosja i dorëzohet Kryetarit të Degës së Përfitimeve, brenda 5 ditëve kalendarike nga dita e marrjes në dorëzim.
Rishqyrtimet
Rishqyrtimi i pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe atij familjar, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, bëhet në bazë të kërkesës me shkrim, nga personi i interesuar ose i autorizuar prej tij me prokurë të posaçme, sipas modelit që i bashkëlidhet kësaj rregulloreje. Objekt i rishqyrtimit të pensioneve janë ato përfitime që rrjedhin nga ligje apo vendime të veçanta si, për kompensime, shtesa për personat në ngarkim, e të tjera. Rishqyrtimet e pensioneve bëhen edhe mbi bazën e akteve të auditimit ose kur është konstatuar llogaritje gabim e pensionit, duke respektuar të gjitha procedurat ligjore. Kërkesa për rishqyrtim pensioni hartohet në dy kopje, nga të cilat një i jepet personit që paraqet kërkesën ose të autorizuarit të tij dhe një kopje mbahet prej inspektorit pritës. Nuk lejohet të transferohet një dosje pensioni, nëse nuk është paguar, minimumi, një këst mujor pensioni në Agjencitë paguese të territorit të DRSSH-së, që ka caktuar pensionin.
Kërkesa për transferimin e dosjes së pensionit
1. Kërkesa për transferimin e pensionit, bëhet në ALSSH-në ku ka vendbanimin e ri pensionisti, sipas kërkesës tip (bashkëlidhur kësaj rregulloreje).
2. Kërkesa për transferim pensioni shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
a)Certifikatë familjare nga zyra e gjendjes civile të vendbanimit të ri;
b)Certifikatë personale;
c)Kopje e kontratës midis pensionistit dhe KESH-it, kur është e mundur dhe kur kërkohen kompensime;
d)Vërtetim për ndjekjen e shkollës, sipas rastit.
3. Kërkesa paraqitet tek inspektorit pritës, i cili kontrollon se cila është qendra paguese postare ku pensionisti tërheq pensionin, cila është DRSSH-ja ose ALSSH-ja, në territorin e së cilës është qendra paguese nga ku do të transferohet dosja e pensionit dhe urdhërpagesa. Pasi i gjen dokumentet dhe kërkesën të rregullt, bën regjistrimin në librin e pritjes, në rubrikën "Kërkesa për transferim pensioni".
DOKUMENTET PER PENSION
I. Për pension pleqërie
A. Mosha
1. Certifikatë lindjeje me fotografi.
2. Certifikatë e gjendjes familjare.
3. Certifikate martese (vetëm për kërkueset femra).
4. Kur kërkohet pension si nënë me shumë fëmijë dhe në certifikatën familjare nuk figurojnë të gjithë fëmijët, fakti i lindjes, martesës, apo vdekjes së tyre provohet me certifikatë të veçantë lindjeje, martese ose vdekjeje.
5. Fotografi për librezën e pensionit.
B. Periudha e sigurimit dhe lloji i punës:
1. Libreza e punës.
2. Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj.
3. Vërtetim për periudhën e sigurimit të lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për punëdhënësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe të siguruarit në mënyrë vullnetare, si dhe të siguruarit sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave.
4. Vërtetim gjykate për njohje vjetërsie në punë.
6. Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
7. Për personat që përfitojnë nga ligji nr.7514, datë 30.9.1991, "Për Pafajësinë, Amnistinë dhe Rehabilitimin e ish-të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë":
a) Dëshmi penaliteti;
b) Vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lëshuar nga Ministria e Rendit Publik;
c) Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij, të lëshuar nga Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë.
C. Të ardhurat.
1. Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut që nga viti 1994 deri në momentin e lënies së punës, sipas formularit të miratuar.
2. Vërtetim i pagës mesatare neto për 10 vitet e fundit të punës.
3. Pasqyra e printuar e pagave referuese, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 561, datë 12.8.2005.
II. Për pension invaliditeti
1. Certifikatë lindjeje me fotografi.
2. Certifikatë e gjendjes familjare.
3. Vërtetim i periudhës së sigurimit (është i njëjtë si për pensionin e pleqërisë), (modeli bashkëlidhur rregullores).
4. Vërtetim për profesionin apo natyrën e punës (për punëmarrësin), (modeli bashkëlidhur).
5. Dokument mjekësor për gjendjen shëndetësore (para fillimit të punësimit).
6. Raport mjekësor i lirimit nga ushtria, lëshuar nga KMU-ja pranë SQU-së, për ushtarët që bëhen invalidë gjatë shërbimit ushtarak.
7. Vërtetim për pagesën e paaftësisë për punë shkaktuar nga aksidenti në punë/sëmundje profesionale ose sëmundje të përgjithshme (për punëmarrësin).
8. Fletëdrejtimi për në KMCAP nga institucioni shëndetësor me shtretër, fletëdalje nga spitali dhe ekzaminimet e dokumente të tjera.
9. Vërtetim i mesatares së bazës së vlerësueshme nga 1.1.1994, deri në ditën e lënies së punës.
10. Procesverbal i aksidentit në punë.
11. Vërtetim nga organet e prokurorisë ose gjykatës, për rastet kur kërkohet të përfitohet nga dekreti nr.758, datë 1.4.1994, "Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut".
12. Vërtetim tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët.
III. Për pension familjar
1. Certifikatë e gjendjes familjare.
2. Certifikatë vdekjeje e të siguruarit (ku të jetë shënuar dhe shkaku i vdekjes), si te pensionet e invaliditetit.
3. Koha e sigurimit apo vjetërsia në punë dhe lloji i saj vërtetohet me të njëjtat dokumente si në rastin e pensionit të pleqërisë.
4. Vërtetim i pagës së personit që ka vdekur (kur i ndjeri kishte apo i takonte pension pleqërie, ose kur i ndjeri kishte apo i takonte pension invaliditeti).
5. Vërtetim i vazhdimit të shkollës për jetimët që kanë mbushur moshën ligjore për t'u punësuar ose vetëpunësuar.
6. Vendim i KMCAP-it për paaftësinë në punë të personave të familjes në ngarkim të të siguruarit të vdekur, kur ata janë në moshë pune.
7. Vërtetim i organeve të pushtetit lokal, që në ngarkim të të vdekurit ishte një i/e ve, që mban një fëmijë deri në moshën 8 vjeç, i cili ishte në ngarkim të të vdekurit.
8. Procesverbal që provon faktin e vdekjes nga aksidenti në punë, si dhe vendim i KMCAP-it, kur vdekja është shkaktuar nga sëmundje profesionale.
9. Vërtetim i organeve të pushtetit lokal, që prindërit, prindërit e prindërve, nuk kanë persona që detyrohen t'i mbajnë dhe jetonin në të njëjtën familje me atë që ka vdekur, jo më pak se një vit para vdekjes.
ër të marrë këtë përfitim, personi duhet të bëjë kërkesë me shkrim pranë ALSSH-së, ku të deklarojë se nuk është ekonomikisht aktiv (i punësuar ose i vetëpunësuar).
Jetimi që ka moshën ligjore për t'u punësuar ose vetëpunësuar, kur nuk vazhdon shkollën dhe është nën 18 vjeç (kur banon në qytet) dhe nën 16 vjeç (kur banon në fshat), në kërkesën për pension deklaron se nuk është i punësuar ose i vetëpunësuar, si dhe paraqet vërtetim nga Zyra e Punës.
Vërtetim nga organet e prokurorisë ose gjykatës, për rastet kur kërkohet të përfitohet nga dekreti nr. 758, datë 1.4.1994, "Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut".
Vërtetim nga ministria përkatëse për humbjen e jetës së pilotit në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit.
IV. Për pension të posaçëm shtetëror ose shtesë pensioni të posaçëm shtetëror
1. Certifikatë personale me fotografi.
2. Certifikatë e gjendjes familjare.
3. Vendim i Këshillit të Ministrave për caktimin e këtij pensioni apo shtesës.
ISSH: Rregullat për caktimin e pensionit Afatet deri kur përfitojnë të ardhura shtesë personat e ngarkuar me kujdesin e fëmijëve
Përfituesit e pensioneve të përhershme, të përkohshme dhe të të ardhurave shtesë
Për çdo aplikues, i cili përfiton pension, do të merret një vendim i përkohshëm ose i përhershëm. Me vendimin plotësohet njëkohësisht edhe formati i shkurtimit të vendimit, sipas llojit të pensionit. Për pensionet e pleqërisë dhe për pensionin familjar, në rastet kur anëtari i familjes që përfiton pension është mbi moshën për punë që përcakton ligji, caktohet i përhershëm. Për ata persona që përftojnë të ardhura shtesë për fëmijën në ngarkim dhe për kompensime të tjera që marrin edhe pensionet e pleqërisë, afati do të vendoset sipas rastit. Vendimi për personat që përfitojnë pension invaliditeti është i vlefshëm deri në datën e mbarimit të afatit të caktuar të vlerësimit të aftësisë për punë, me vendim të KMCAP-it. Për pension familjar për jetimët, afati i pagesës caktohet deri në datën kur jetimi më i madh plotëson moshën 18 vjeç dhe për ata që janë mbi moshën 18 vjeç e vazhdojnë shkollën, deri në një muaj pas datës së fillimit të vitit të ri shkollor, por në asnjë rast më shumë se data e mbushjes të moshës 25 vjeç. Për ato familjarë që përfitojnë pension invaliditeti të plotë dhe përfitojnë të ardhura shtesë për fëmijën në ngarkim, i marrin këto të ardhura deri në datën kur fëmija më i rritur mbush moshën 18 vjeç.
Ndarja
Kur anëtarët e familjes që marrin pension familjar, kërkojnë që të ndahet e të paguhet i veçantë për secilin, nuk merret vendim tjetër, por në vendimin ekzistues bëhen shënimet për ndarjen e pensioneve. Në këto raste, nuk hapet një dosje tjetër, por vetëm plotësohet kartela, urdhërpagesa e libreza e pensionit e veçantë, për aq pjesë sa është ndarë pensioni. Këto mbajnë të njëjtin numër të pensionit me fraksione "a", "b", etj. Ndërsa, kur njëri nga anëtarët e familjes që merr pension, banon në një rreth tjetër dhe kërkon që pensioni t'i paguhet në atë rreth, DRSSH-ja që ka caktuar pensionin bën ndarjen e tij, plotëson kopjen e vendimit për caktimin e pensioneve të firmosur e vulosur sipas rregullave dhe ia dërgon DRSSH-së ku banon i interesuari. Për pensionet për nënat me shumë fëmijë dhe për pensionet familjare, në pjesën e posaçme të vendimit shënohen fëmijët e lindur dhe të rritur deri në moshën 8 vjeç, ose anëtarët e familjes që përfitojnë pension familjar.
KLASIFIKIMI
Kategoria e 1-rë, pensione pleqërie. Në këtë kategori përfshihen të gjitha llojet e pensioneve të pleqërisë.
Kategoria e 2-të, pensione invaliditeti. Këtu përfshihen të gjitha pensionet e invaliditetit nga sëmundje të përgjithshme.
Kategoria e 3-të, pensione familjare. Përfshihen të gjitha pensionet familjare.
Kategoria e 4-t, pensione shtetërore të posaçme, ku përfshihen pensionet që caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Kategoria e 5-të, pagesa për invaliditet nga aksidentet në punë apo sëmundjet profesionale.
A.
DOKUMENTET QË DO TË PARAQITEN PËR EFEKT TË DALJES NË PENSION PARAPRAK Shenja "X"
Pleqërie
Invaliditeti
Familjar
Nr. Përshkrimi i dokumenteve që dorëzohen Shenja "X"
1. KËRKESË PËR PENSION
2. DEKLARATË PËR VITET E PUNËSIMIT
3. CERTIFIKATË LINDJEJE PERSONALE ME FOTOGRAFI
4. CERTIFIKATË FAMILJARE
5. CERTIFIKATË MARTESE (për mbiemrin para martese, për kërkueset femra )
6. LIBREZA E PUNËS, FOTOKOPJE
7. LIBREZA E KONTRIBUTEVE, FOTOKOPJE (PAS VITIT 1993)
8. VËRTETIM PËR PAGAT PAS VITIT 1993 (FORMULARI TIP)
9. VËRTETIM NGA ARSHIVA E DRSSH-së RAJONALE PËR VJETËRSI NË PUNË
10. VËRTETIM NGA AGJENCIA PËR DERDHJET SI I VETËPUNËSUAR NË BUJQËSI
11. VËRTETIM NGA DEGA USHTARAKE PËR KOHËN E KRYERJES SË SHËRBIMIT USHTARAK
12. VËRTETIM NGA SHKOLLA KUR FËMIJA ËSHTË MBI 18 VJEÇ DERI NE 25 VJEÇ
13. VËRTETIM NGA DEGA E TATIMTAKSAVE PËR PJESËTARËT QË KA NË NGARKIM
14. VËRTETIM NGA ZYRA E PUNËS SI PUNËKËRKUES
15. DY FOTOGRAFI PËR EFEKT LIBREZE.
16. FOTOKOPJE TË KONTRATËS ME KESH-in
17. DËSHMI PENALITETI PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIKË
18. VËRTETIM I KOHËS SË VUAJTJES SË DËNIMIT PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIKË
19. DIPLOMËN E SHKOLLËS SË LARTË ( PËR GRATË)
20. FLETËDREJTIMI PËR NË KMCAP SHOQËRUAR ME FLETËDALJE NGA SPITALI
21. ANALIZA MJEKËSORE SIPAS DIAGNOZËS
22. CERTIFIKATË VDEKJEJE
23. CERTIFIKATË LINDJEJE PËR FËMIJËT QË PËRFITOJNË PENSION FAMILJAR
24. VËRTETIM NGA BASHKIA, KOMUNA, QË I NDJERI KA BASHKËJETUAR ME PËRFITUESIN
25
26
Vo. Këtë formular, pritësja ia jep çdo personi që është i interesuar për pension paraprak, duke i sqaruar se cilat dokumente duhet të paraqiten dhe, duke vendosur "X" në kolonën "shenja", për dokumentet që do paraqiten. Tek libri i pritjeve, pritësja duhet të regjistrojë datën e takimit paraprak me qytetarin dhe çdo sqarim tjetër lidhur me këtë kërkesë.
INSPEKTORE PRITËSE
Emër Mbiemër
Nënshkrimi
________________________________
I.S.SH.Rreg.-I.A.b.- 3
Nr ................ Regjistrit, Data e regjistrimit ..........................
Plotësohet nga sigurimet shoqërore pas marrjes në dorëzim.
Nga kjo datë, afati i lidhjes së pensionit është deri në ditën e fundit të muajit të ardhshëm.
KËRKESË PËR CAKTIM PENSIONI
Drejtuar Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore _________________
Agjencia e Sigurimeve Shoqërore
Pjesa e parë
TË DHËNA MBI GJENDJEN CIVILE
Emri, Vendlindja, B/K, Qarku, Q/F
Atësia 1- Vendbanimi, B/K, Qarku, Q/F
Mbiemri i lindjes, Nga viti, deri në vitin
Mbiemri aktual 2-Vendbanimi aktual, B/K, Qarku, Q/f
Datëlindja / / Nga viti, deri më sot
Numri i Sigurimit, Adresa. Lagje, Rruga
Pallati Nr ____ Apartament Nr____ Shkalla Nr. Tel.
(shënim) të dhënat e mësipërme plotësohen duke pasur parasysh regjistrimet në gjendjet civile.
B.
KËRKESA
Duke qenë se kam plotësuar periudhën e nevojshme të sigurimit
Moshën
Për shkaqe shëndetësore
Për shkaqe familjare
K Ë R K O J:
a)Pensione b) Kompensime
Pension pleqërie, kompensim për energji elektrike
Pension invaliditeti, kompensim për bufenë
Pension familjar, kompensim për persona në ngarkim
Pension pleqërie si nënë me shumë fëmijë
c)Shtesa mbi pension, tërheqjen e këstit mujor të pensionit e kërkoj:
Për fëmijë në ngarkim të invalidit, në Postën Shqiptare filiali ____ zyra ____
Për përkujdesje ndaj invalidit, në Bankën e ____ Dega ____ adresa _____
*Vendoset shenja në atë kuti ku mendohet se përfiton
C.
PERIUDHAT E SIGURIMIT
Deklaroj se periudha e sigurimit është si më poshtë;
Nr. Ndërmarrjet /institucionet / ish-Kooperativa, Firma ku keni punuar, Detyra që ka pasur, Periudha e punës, vërejtje,
data e fillimit, data e largimit
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
Ushtar në repartin ushtarak nr.
Shënim. Të dhënat e mësipërme kërkohet të plotësohen me saktësi. Në kolona e dyte është shume e rëndësishme të shënohet vendndodhja e subjektit p.sh. Ose . .. Gjithashtu është e rëndësishme që deklarimet në këtë formular të mbështeten me dokumentet që administron kërkuesi. Kutizat ku nuk ka shënime mbyllen me vijë të valëzuar.
Deklaroj se :
(po /jo) Kam ndërprerë marrëdhëniet e punës me subjektin .......në datën .............
(po/jo) Vazhdoj marrëdhëniet e punës në subjektin ....................qarku ..................
( po/jo) Marr pension (lloji i pensionit) nr. i pensionit
Nuk marr asnjë lloj pensioni nga sigurimet shoqërore (emër, mbiemër, firma)
Kam marrë deri ne datën ..........pension (lloji i pensionit) . nr. i pensionit
Kam kontratë me zyrën e shitjes së energjisë elektrike, Nr. ....................... e lidhur në emër të.......... me të cilin jemi në një familje.
Kërkesën për kompensime e kam bërë të veçantë dhe është e saktë.
Do të njoftoj zyrën më të afërt lokale të Sigurimeve Shoqërore për çdo ndryshim të gjendjes sociale, e cila sjell shtesë ose pakësim të të ardhurave mujore të akorduara nga ky institucion, në të kundërt përgjegjësia ligjore është mbi mua.
Për të komunikuar me organet e sigurimeve shoqërore, në lidhje me marrëdhëniet e mia me këtë institucion, në pamundësi për të qenë vetë, do të ngarkoj si përfaqësues zotin ................................ i cili është (relacioni familjar ose ligjor) ...................................... me nr. pasaporte.......................... paragrafit të mësipërm. Me prokurë të veçantë;
Kërkuesi (emër mbiemër, sigla) .............................................
Kërkesa është nënshkruar nga ana ime në të pesë faqet.
Deklarimet e sipërshënuara i vërtetoj edhe me këto dokumente