ISSH zbardh listën e pensioneve të lidhura gjatë muajit mars
21/03/2011 Pensionet për ushtarakët e liruar në detyrë, në total janë lidhur 416 përfitime
Ndarja për përfitimet e parakohshme, ato suplementare, si dhe rastet e rillogaritjes
Pas mbërritjes së dosjeve me të dhënat e kërkuara nga ministritë e linjës, organet e sigurimeve shoqërore kanë lidhur gjatë muajit mars përfitimet për rreth 80 ish-ushtarakë të tjerë. Bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të plotë përfitimet e lidhura gjatë këtij muaji, si dhe listën totale të rreth 416 pensioneve të lidhura që nga nisja e procesit në dhjetor të vitit të shkuar. Për secilin aplikues është detajuar edhe lloji i përfitimit, si i parakohshëm, suplementar apo dhe rastet kur pagesa është rillogaritur. Burimet zyrtare të ISSH-së, bëjnë me dije se e gjithë procedura realizohet në një kohë mjaft të shpejtë: brenda 48 orëve nga marrja e të dhënave përcaktohet edhe pagesa për secilin aplikues. Në kërkesat dërguar ministrive, sigurimet shoqërore kanë kërkuar prej tyre plotësimin e dy formularëve: një për vërtetimin e vjetërsisë së shërbimit dhe të pagës mesatare referuese dhe një për pagën referuese në muajin e lindjes të së drejtës për përfitim. Plotësimi dhe dorëzimi i këtyre të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë dhe SHISH-i i hap udhë të menjëhershme procesit të llogaritjes së ndarjes së parave. Vetëm pas marrjes së formularëve të plotësuar, sigurimet mund të bëjnë llogaritjen e masave të pensionit që do të jepet për secilën kategori.