Rrezikohet të shpërndahet Këshilli Bashkiak i Fierit
21/03/2011 Kryebashkiaku i Fierit: Mazhoranca e papërgjegjshme. Asnjë mbledhje që nga janari i këtij viti
FIER- Këshilli i Bashkisë Fier ligjërisht rrezikon të shpërndahet, ndërsa realisht pengon mirëfunksionimin e njësisë vendore. Këtë e ka bërë harresa e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak në takimet e radhës. Kështu është shprehur edhe kreu i Bashkisë Fier Baftjar Zeqaj, i cili e ka parë me shumë shqetësim këtë taktikë të mazhorancës, për të mos u mbledhur me qëllim pengimin e ecurisë normale të kësaj Bashkie.
Situatë kaotike
Sipas tij, qysh nga muaji janar Këshilli i Bashkisë nuk ka mundur të mblidhet ende edhe pse është kërkuar edhe një mbledhje jashtë radhe për rishikimin e draftit të buxhetit të vitit 2010. “Ne kemi kërkuar vazhdimisht dhe ka sjellë shqetësim mosmbledhjen e Këshillit Bashkiak. Ne kemi folur për bllokime fondesh për mosmiratime dhe asnjë lloj impenjimi nga ana e mazhorancës për zhvillimin e qytetit të Fierit, por vazhdojmë të shqetësohemi për mosmbledhjen e Këshillit Bashkiak”, ka thënë Zeqaj. Më tepër jemi të tronditur pse nuk ka asnjë lloj përgjigje nga ana e kreut të Këshillit Bashkiak që është i varur nga kreu i PD. Nuk e dimë nëse do të funksionojë Këshilli Bashkiak apo jo, nuk e dimë nëse qyteti i Fierit do të njohë investime apo jo”. Ajo që shqetëson kryebashkiakun është mosmbledhja e Këshillit Bashkiak që rrezikon shpërbërjen e tij. Tashmë duke arritur në të njëjtën situatë kaotike si e një viti më parë. “Tashmë me fillimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 majit situata do të bëhet edhe më kaotike”,-ka thënë Zeqaj. Ndërkohë që qyteti i Fierit ka nevojë për investime, ndërkohë që hasim me papërgjegjshmërinë totale të këshilltarëve të djathtë në qytetin e Fierit, shohim një braktisje të patolerueshme për Bashkinë, qytetin dhe qytetarët. Është një braktisje e pakonceptueshme që nuk besoj të ketë ndodhur as një komunën më ekstreme në vendin tonë ku pretendohet se këshilltarë apo drejtues janë persona me nivel dhe me përgjegjshmëri maksimale për qytetin dhe qytetarët e tyre”. Ajo që rrezikon të ndodhë është fakti që ky këshill të mos mblidhet deri në zgjedhje, duke lënë buxhetin e këtij viti në mëshirë të fatit po ashtu gjithë investimet.