ITALI – Borxhi publik rritet në 3,095 trilionë euro

ROMË, 16 shkurt /ATSH-ANSA/ – Borxhi publik i Italisë arriti në 3,095 trilionë euro në fund të vitit 2025, nga 2,966 trilionë euro në fund të vitit 2024, bëri të ditur sot Banca d’Italia.
Banka qendrore shtoi megjithatë se borxhi publik ishte më i ulët krahasuar me nivelin prej 3,124 trilionë eurosh të regjistruar në muajin nëntor.
Sipas saj, rritja vjetore u përcaktua, ndër të tjera, nga shtimi i nevojës për huamarrje të sektorit publik me 109,2 miliardë euro si dhe nga një rritje prej 14,7 miliardë eurosh e aktiveve likuide të Thesarit.
Institucioni theksoi gjithashtu se përqindja e borxhit kombëtar të mbajtur nga banka qendrore ra nga 21,6% në vitin 2024 në 18,5% gjatë vitit të kaluar./ /Ad.Ab./ a.jor.