Hebrenjtë e Australisë dënojnë sulmet izraelite në Gaza
Kambera - Rreth 100 hebre të Australisë, mes të cilëve disa personalitete, kanë dënuar me forcë sulmet izraelite në Gaza, duke e vlerësuar situatën se "çnjerëzore" dhe të "urryer". "Jemi hebre australianë që bashkohemi me ata persona në Izrael dhe kudo në botë që dënojnë sulmet ushtarake izraelite në Gaza", bënë të ditur ata. "Së bashku, me grupin izraelit paqësor, Gush Shalom, dënojmë luftën aktuale, çnjerëzore, të panevojshme dhe të urryer". Megjithatë, organizata që ka në radhët e saj ish-ministrin e AmbIentit, Moss Cass, romancierët Linda Jaivin dhe Sara Dowse dhe liderin politik të të Gjelbërve, Ian Cohen, ka pranuar të drejtën e Izraelit për t'u vetëmbrojtur.
Por, ata theksuan se të shtënat me raketa që nga Gaza në drejtim të Izraelit nuk mund të përdoren për të justifikuar "këtë sulm ushtarak tërësisht të pabarabartë", duke vlerësuar se shteti hebre ka shkelur në nëntor një armëpushim të dobët me Hamasin.
Nënshkruesit bënë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve kundër civilëve izraelitë dhe palestinezë. Komuniteti i hebrejve të Australisë zë rreth 0,4 për qind të popullsisë, në bazë të regjistrimit të fundit të vitit 2001.