Myrtaj, dashuri e përjetshme me Teramon

"Unë, bardhekuq i përjetshëm". Florian Myrtaj betohet për Teramon. Një martesë e destinuar për të qenë e përjetshme. Këtë dëshirë ka dhe sulmuesi shqiptar. "Pikërisht kjo.Dëshiroj të qendroj në Teramo për gjithmonë, jam i gatshmë të qendroj edhe nëse më reduktojnë pagesën. Dua të qendroj te Teramon të paktën edhe tre vite, për të thënë më shumë, deri në fund të karrierës sime. Nuk ka rëndësi kategoria, shkon mirë edhe C2, edhe pse do të doja të qëndroja C1. Kontrata ime skadon me 30 qershor 2008, por do të takohem me presidentin për të ripërtëritur kontratën", - thotë ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Florian Myrtaj, i cili nuk shkëlqeu këtë sezon.