E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iata, kërkon hapjen e koridoreve ajrore

Kaosi vazhdon në aeroportet evropiane në këtë fillim jave. Ndalimi i fluturimeve ka vënë në vështirësi kompanitë ndërsa disa aeroporte që kishin vendosur të hapeshin si Malpensa kanë vendosur ti rimbyllin sërisht.
Zëdhënësi i autoriteteve kombëtare të kontrollit të trafikut ajror gjerman tha se e kupton "zemërimin e kompanive ajrore". Ai shtoi se një avion speciale është dërguar në Islandë për të verifikuar dëndësinë e reve vullkanike që ka deturuar mbylljen e aeroporteve.
Iata, shoqata ndërkombëtare që përbëhet nga disa kompani botërore kryesore, por edhe disa organe shtypi dhe disa shkencëtarë, denoncuan imponimin nga ana e qeverive për masat paraprake tepër të ashpra dhe mungesën e informacionit.
Në disa shtete të Evropës qëndrore dhe Veriore fluturimet janë ndaluar deri në mbrëmjen e sotme. Ndërkohë që kompanitë kanë bërë teste në kuota të ulta. Masat e vendosura në bazë të të dhënave të parashikimit të mara eksluvisht nga shërbimet e parashikimit të motit britanike rrezikojnë falimentimin dhe ndoshta do të detyrojnë shtetet të mbështesin sektorin me para publike.
Ndërkohë që janë të paktën 7 milion evropianë të bllokuar në mbi 300 aeroporte të botës. Reja e hirit që ka mbërritur nga Islanda dhe që ka paralizuar trafikun ajror evropian, duke sjellë pasoja të rënda edhe në pjesën tjetër të botës. Vetëm në Hong Kong janë anulluar më shumë se 150 fluturime drejt kontinentit të vjetër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›