E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra: Do të qëndroj tek PSG-ja. Emiri: Do të shkruajë histori në Francë

ibra-psg“Ibrahimovic dëshiron të bëjë historinë tek PSG-ja e është i lumtur këtu. Kam lexuar që shumë prej lojtarëve do të donin të shkonin larg, Thiago Silva, Zlatan Ibrahimovic, Verratti…Por ju i keni parë si festuan pas fitores së Ligue 1? Festuan sikur ata të kishin fituar Kupën e Botës”.

Kështu u shpreh me pak fjalë, Nasser Al-Khelaïfi, i cili  blindoi Ibrahimoviç-in dhe lojtarët e tjerë të PSG dhe ngriti ambiciet e klubit parizian:

“Unë jam i lumtur dhe krenar, Ibra më tha se ai dëshiron të vijojë me ne dhe ai dëshiron të bëjë historinë e PSG-së. Unë ju garantoj, se të gjithë këta lojtarë që ne po flasim janë shumë të lidhur me klubin dhe do të jenë këtu sezonin e ardhshëm”.- tha presidenti.

Futbollisti suedez, Ibra tha nëpërmjet faqes zyrtare të klubit, se donte të konfirmonte vendimin e tij për të qëndruar në Paris: “Është e vërtetë, ka shumë njerëz që më pyesin në lidhje me të ardhmen time- tha golashënuesi më i mirë në Ligue 1- Por unë kam edhe dy vjet më shumë në kontratën time këtu dhe kompania vazhdon të rritet dhe të bëhet gjithnjë e më e madhe. Personalisht, unë ndjehem pjesë e projektit dhe unë shpresoj që klubi të vazhdojë në këtë proces të rritjes… Unë mendoj se do të qëndroj dhe të bëj pjesë në të”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›