Futbollisti-bankier lë futbollin
Profesioni i tij i vërtetë është punonjës financiar. Por “hobi” i tij, futbolli, e çoi larg. Shumë larg madje. Deri në kampionatin botëror. Endi Barron, mesfushori 29-vjeçar i përfaqësueses së Zelandës së Re, u aktivizua katër minuta në Afrikën e Jugut, pikërisht në ndeshjen kundër Italisë. Por tani ai ka vendosur ta ndërpresë karrierën si futbollist dhe t’i përkushtohet profesionit të bankierit.
Në 2008-ën Barron provoi t’i futej rrugës së futbollit profesionist në SHBA, por nuk pati fat. “E kisha vendosur që në fillim që do të tërhiqesha pas botërorit. Kështu, shkova në Afrikën e Jugut duke e ditur që ishte e fundit herë që vishja fanellën e kombëtares. Më duket momenti i përshtatshëm për t’u tërhequr. Pjesëmarrja në botëror është ëndërr për këdo dhe unë ia arrita. Do të kem diçka të bukur për t’ua treguar nipërve”, pohoi Baron, i cili ka luajtur 12 ndeshje dhe ka shënuar një gol me kombëtaren e të bardhëve.
Nga katër minutat përballë italianëve, ai mori me vete në shtëpi një suvenir të çmuar, fanellën e Xhanluka Zambrotës. “Kur gjyqtari vërshëlleu për të fundit herë, isha pranë tij dhe i kërkova fanellën. është një futbollist vërtet i zoti, me një karrierë të ndritur. Prandaj mendova se e tija është një bluzë e rëndësishme për ta patur. Nuk dija nëse fliste anglisht, kështu që i thashë vetëm “Fanellën?”. Ai tha “po” dhe i shkëmbyem. Pastaj i urova fat për vazhdimin e botërorit dhe po të njëjtën gjë bëri edhe ai”, rrëfen 29-vjeçari.
Siç thamë, ai ka profesionin e punonjësit financiar dhe mbulon një portofol investimesh prej 500 milionë eurosh. Për të luajtur me kombëtaren mori dhjetë javë lejë vitin e kaluar dhe po kaq këtë vit. Por tani dëshiron të vazhdojë profesionin e tij: “U detyrohem punonjësve të mi, që ishin fantastikë edhe pa mua”.