Ibra: Nder të punoj me Mourinho

Nga qendra e grumbullimit të Kombëtares suedeze, Zlatan Ibrahimovic i jep mirëseardhjen José Mourinho. Sulmuesi i Inter ka vetëm deklarata mjaltë për teknikun portugez. "Është një trajner i madh, - thotë Ibra, - dhe, nga ato që di, ka gjithmonë raporte të mira me lojtarët e tij. Jam me të vërtetë i paduruar të punoj me të. Për mua është një nder".
Shpresat e suedezit, janë po ato të gjithë tifozëve zikaltër. Ish-trajneri i Porto dhe Chelsea do të konfirmojë në Milano famën e tij fituese "Ka një kurrikulum të jashtëzakonshëm, - vazhdon Ibrahimovic. "Shpresoj që me të fitojmë disa tituj". Ibra foli edhe për divorcin midis Roberto Mancinit dhe Interit, duke thënë se i vinte keq për teknikun. "Ka bërë një punë të mirë dha më të mirën e tij".