E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mutu kërkon më shumë para

Adrian Mutu për të vazhduar aventurën në Firenze kërkon më shumë para. Lajmin e bëri të ditur drejtori sportiv i Fiorentina-s, Pantaleo Corvino, i cili më parë kishte folur në telefon me menaxherin Mutu, Alessandro Moggi.
"Më paraqiti kërkesën por nuk dua ta bëj të publike, edhe pse dikush ka preferuar të flasë përpara me median se me ne". Drejtuesi vjollcë përgënjeshtroi lajmin se për rumunin kanë ardhur oferta nga klube të tjera. Adrian Mutu ka një kontratë që e lidha me Fiorentina deri në vitin 2011.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›