E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibra: Nëse luajmë kështu, nuk ndalemi më!

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, thotë se ka shumë gjëra pozitive që do të dalin pas disfatës nga Barcelona. “Mendoj se ishte një ndeshje më e mirë. Kishte pesë gola dhe dy ekipe të cilat luajtën mirë. Të dyja ishin të kualifikuara, por nuk u dorëzuan. Më vjen keq për disfatën, por nëse ne do të luajmë kështu, nuk shqetësohem. Ndeshja e ardhshme do të jetë më e mirë. Shumë ekipe kur luajnë kundër Barcelonës tregojnë shumë respekt, ne i kemi sulmuar ata në fushë, i kemi sfiduar dhe kemi bërë gjithçka për të fituar”, ka thënë Ibra. Në të njëjtën linjë është edhe Klarens Sedorf thotë se Milani nuk duhet të dekurajohet pas disfatës nga Barcelona në Ligën e Kampionëve. “Ishte një ndeshje në të cilën të dyja ekipet kërkonin fitoren, luajtëm futboll të mirë, u shënuan pesë gola. Ishte spektakolare. Sa na takon neve, ekipi po rritet dhe vetëbesimi ynë pa dyshim është përmirësuar pas kësaj ndeshje. Të përfundojmë në majë të grupit ishte e parëndësishme deri në një shkallë. Është fakt se unë jam shumë i lumtur me mënyrën se si ne luajtëm në këtë takim. Kualiteti i Barcelonës është te lojtarët, të cilët mund të mposhtin rivalët e tyre në luftën një në një dhe ky është një avantazh. Nëse jeni të qetë dhe u bëni presion atyre në kohën e duhur, edhe ata kanë probleme”, ka thënë holandezi.

17 gola në një mbrëmje,

Spanja dominon kontinentin

Nuk janë vetëm Barcelona dhe Real Madridi ato që përfaqësojnë futbollin spektakolar spanjoll në Europë. Nëse analizojmë ndeshjet dhe rezultatet e skuadrës së Valencias, kjo është shumë e lehtë për tu kuptuar. Klubet spanjolle po tregohen me të vërtetë të pamëshirshëm në Champions League. Gjatë ndeshjeve të pesta të Ligës së Kampionëve ekipet spanjolle kanë arritur që së bashku të shënojnë 17 gola. 4 ndeshje 17 gola është ky bilanci impresiv i spanjollëve. Real Madridi mposhti 6-2 Dinamon e Zagrebit për të dhënë goditjen e parë, në mbrëmjen e së martës, por që Vilareali u ndal nga Bajerni me humbje, por që arriti të shënojë një gol në transfertë. Barcelona arriti të kryej misionin e saj në Milano, pasi fitoj në transfertë me rezultatin 3-2. Ndërkaq krenaria spanjolle Valencia, u "tall" me belgët e Genk, të cilën e shkatërroi 7-0. Në fund 4 ekipet spanjolle arritën të shënojnë 17 gola në ndeshjet e fundit të tyre në Ligën e Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›