Turneu i tenisit ne Londer/ Nadal eleminohet nga francezi Conga

Tronditja ishte duke u afruar dhe tani ndodhi. i shkëlqyeri Rafael Nadal, numri 2 i botës në tenis, u eleminua në turneun e madh londinez, turneu i fundit i vitit, pasi u mposht në grup nga Zho-Vilfrid Conga.
Francezi u tregua më i fortë se spanjolli në një ndeshje të fortë që nuk deshi të përfundonte lehtë dhe që u mbyll me rezultatin 2-1. Conga fitoi setin e parë vetëm pas lojës përcaktuese, pra 7-6, ndërsa Nadal u përgjigj në setin e dytë me rezultatin 6-4. Përfundimisht, në të tretin, francezi bëri diferencën duke arritur rezultatin 6-3, ndërsa përballja mes tyre gjati jo më pak se 2 orë e 44 minuta.
Conga mbërrin në gjysmëfinale, aty ku fluturon edhe Rozher Federer, numri 4 i botës, i cili do të ngjitet në renditje në përfundim të këtij turneu.
Zvicerani i mrekullueshëm fitoi 2-1 me sete ndaj amerikanit Mardi Fish, duke e mbyllur me 3 fitore dhe asnjë humbje aventurën në grup, pra duke zënë vendin e parë.
Federer fitoi fare lehtë setin e parë me rezultatin 6-1, më tej humbi setin e dytë 3-6 dhe me të njëjtin rezultat bëri të vetin setin e tretë.
Tenisti që ka fituar 16 turne të Çmimeve të Mëdha po synon trofeun e 6-të të në Londër, ndërsa 17 500 tifozët në impiantin sportiv vazhdojnë të ndjekin me shumë kënaqësi këto sfida të niveleve të larta në tenis.