Tevez mund te kaloje ne janar tek Milani
Një dritare mund të jetë çelur paksa për atë që quhet “Apashi” apo edhe “Maçado”. Bëhet fjalë për Karlos Tevezin i cili vazhdon të jetë me pushime të sforcuara në Argjentinë dhe për të cilin duket se po interesohet Milani.
Pasi i ka prishur marrëdhëniet me Mançester Sitin dhe Roberto Mançinin, sulmuesi po pret që të gjejë një skuadër të re dhe kuqezinjtë kanë bërë sondazhe në këtë drejtim.
Sipas mediave italiane, Tevez mund të shkojë tek Milani në formë huazimi në janar dhe klubi italian duhet të paguajë për këtë 5 milionë euro. Marrëveshja që mund të arrihet, do të parashikojë edhe një blerje nga ana e klubit të Berluskonit në verën e ardhshme, duke paguar edhe 20 milionë euro të tjera.
Deri këtu nuk ka probleme dhe situata është e zgjidhshme, por problemi kryesor është ai i rrogës së Karlitos, pasi tek Siti ai fiton 8 milionë euro në sezon.
Milanistët e kanë bërë të qartë pa asnjë lëkundje: Ne nuk mund ta pranojmë Tevezin me një rrogë të tillë. Argjentinasi vazhdon të presë në atdheun e tij, ndërsa djali i Berluskonit, Pier Silvio, ka deklaruar se Milani është në rregull në fazën sulmuese, edhe nëse nuk e merr ish-kapitenin e Mançester Sitin.