"Evropiani me 24, një çmenduri"
Presidenti i FIFA-s, Jozef Blater, thotë të kundërtën e vendimit të UEFA-s, çuarjen në 24 të numrit të skuadrave që do të marrin pjesë në fazën finale të Evropianit.
EURO ME 24 - "Është një budallallëk, një çmenduri të bësh Evropianin me 24 skuadra. Në këtë pikë nuk kanë sens eliminatoret, sepse gati të gjitha Kombëtaret do të marrin pjesë". Pas tetë vitesh në fazën finale të turneut do të arrin në 24 skuadra, në vend të 16 që janë tani për tani. "Kur është marrë vendimi nuk kam qenë aspak i kënaqur", ka shtuar Blater.
TË HUAJT - Më mirë rregulli 6+5 i FIFA-s, apo ai i lojtarëve lokalë të propozuar nga deputetët evropianë? Ka qenë kjo tema qendrore e debatit në komisionin parlamentar më 6 tetor, që është përballur me kundërshtimin e presidentit të FIFA-s, Jozef Blater, në favor të limitit maksimal të të huajve në skuadrat e futbollit. Deputetët pretendojnë se një limit i tillë për prezencën e të huajve në klubet kombëtare dhunon principin e lirisë së lëvizjes brenda Bashkimit Evropian.
FIFA KUNDËR BE-së - Prej më shumë se 10 vitesh në krye të federatës ndërkombëtare që qeveris futbollin, Blater insiston se 6+5 garanton "identitete lokale" të skuadrave dhe do të ndihmojë në edukimin e lojtarëve të rinj, duke evituar rastet si ai i Interit, që shpesh nuk ka asnjë lojtar italian në fushë. Parlamenti nuk është dakord dhe apelon për principin e mos diskriminimit. Deputetët kërkojnë favorizimin e një minimumi lojtarësh lokalë, siç ka propozuar edhe UEFA.
IDENTITETI I HUMBUR - "Lojtarët më të aftë sot luajnë në kampionatet më të mira dhe në skuadrat më të pasuara e më të mëdha të botës, thekson Blater, por vetëm 11 mund të luajnë, të tjerët prezantojnë në fakt një penalizim për klubet e tjera. Eshtë e papranueshme moralisht, kështu humbet identiteti kombëtar... te Bajern nevojiten 5 përkthyes për të komunikuar në dhomat e zhveshjes".
RACIZMI - Për eurodeputetin belg, Ivo Belet, nuk ka ndarje të mëdha me FIFA-n, por thjesht "një problem me ligjin komunitar". Deputetë të ndryshëm më pas kanë evidentuar "shqetësimet nga episodet raciste" në futboll, duke kërkuar penalizmin e skuadrave dhe të tifozëve që bëjnë të tilla akte.