E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra e ‘ndërron’ Piquen për Abaten

Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 12:37

Kur Gerard Pique filloi publikisht të puthej me Shakiran, shumë njerëz pyeteshin se si do të ndihet ish bashkëlojtari i tij, Zlatan Ibrahimoviç me të cilin ai vitin e kaluar ishte fotografuar në një përqafim më tepër se miqësor.

Ibrahimoviç u transferua në Milan verën e vitit të kaluar, ndërsa e përditshmja sportive spanjolle AS ka njoftuar se ylli suedez më në fund ka gjetur një bashkëlojtar të ri i cili do t’i ndihmojë të ‘harron’ Piquen dhe Shakiran.

Sikurse Pique, Ignazio Abate është mbrojtës 24 vjeç dhe duket se është duke e bërë të lumtur Ibrahimoviçin, siç tregon edhe kjo fotografi e tyre gjatë një seance stërvitore. Ibrahimoviç është i martuar me Helen Seger dhe është baba i dy fëmijëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›