Ibra humb derbin dënohet 3 ndeshje
ROME-Zllatan Ibrahimoviç nuk do të luajë në derbin e 3 prillit kundër Interit, pasi është pezulluar për 3 ndeshje nga gjykatësi sportiv, për shkak të goditjes ndaj mbrojtësit të Barit Marko Rosi. Vendimi i djeshëm ka qenë një "shock" për kuqezinjtë, që do të jenë në një sfidë decizive pa lojtarin e tyre kryesor. Ndërkohë, Milani ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin. Me 3 ndeshje është pezulluar edhe lojtari i Lacios Stefan Radu.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)