Akuza dopingu ndaj Barcelonës dhe Valencias

Barcelona, 15 Mars NOA – Nga Madridi sulmojnë, në Barcelonë mbrohen. Këtë herë akuzat janë të rënda dhe djegin në shpatullat e kampionëve të Spanjës: bëhet fjalë për doping. Në orët e fundit ka shpërthyer ky lajm, i cili është shpërndarë nga radio Cadena Cope, sipas të cilit skuadra e Realit të Madridit do të bëjë një kërkesë në federatën e futbollit në Spanjë për “kontrolle antidoping me seriozë”. Një kërkesë që mund të themi se i referohet dy klubeve në Spanjë atij të Barcelonës dhe Valencias. Klubi katalans ka kthyer menjëherë përgjigje: menjëherë do të fillojnë ankesat.
r.b/NOA
Lajme të ngjashmePep Guardiola firmos sërish për BarçënEdhe Barcelona në garë për SanchezSony Ericsson Xperia Neo, pas dy javësh prezantimi zyrtar Lidhje: Barcelone, doping, valencia