Dopingu, Reali në sulm ndajBarcelonës
MADRID-Programi "El Parti do de las 12", në radion "Cadena Cope", ka sjellë përplasjen e radhës mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Kjo radio ka zbuluar se klubi madrilen do t'i drejtohet Federatës Spanjolle për të ushtruar kontrolle më të rrepta anti-dopingu te futbollistët katalanas. Ajo bën një lidhje mes mjekut të akuzuar për doping Eufemiano Fuentes dhe klubeve të Valencias e Barcelonës. "Barça punon me mjekë që kanë reputacion të dyfishtë", ka thënë radioja. Por, kjo ka akuzë ka sjellë dje reagimin e ashpër tgë klubit katalanas, që nëpërmjet një komunikate zyrtare, ka bërë të ditur nisjen e një procesi gjyqësor ndaj radios. "Përballë insinuatave të rënda të shpërndara nga radioja Cadena Cope, Barcelona shpreh publikisht indinjimin e saj absolut për këto lajme të pavërteta, që lidhin klubin tonë me praktikat e dopingut, - thuhet në komunikatë. - Këto lloj aludimesh nuk bëjnë gjë tjetër, veçse paragjykojnë në mënyrë të rëndë imazhin e kampionatit tonë". Barcelona ka shtuar se "do të mbrojë me forcë nderin e klubit, të teknikëve, të lojtarëve dhe të stafit teknik, madje edhe nëse pasojat do të jenë ekstreme".
(d.b/GSH/BalkanWeb)
(d.b/GSH/BalkanWeb)