E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra në shitje?

Barcelona dëshiron ta shesë Zlatan Ibrahimoviqin, një vit pasi e bleu nga Inter.

Këtë lajm e ka publikuar shtypi katalunas, veçanërisht e përditshmja Sport, sipas së cilës “lojtari është në shitje, por jo për çfarëdo shume.

Në rast se mbetet, do ta mundohet të adaptohet në sistemin e lojës së Barçës, në vitin e tij të dytë në Spanjë”, shkruan Sport.

E përditshmja tjetër sportive e Barcelonës, Mundo Deportivo, shkruan se “suedezi mund të jetë çelës për t’ia hapur dyert dyshes Villa-Fabregas, dy objektivë të klubit katalunas”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›