Ibra vetëm fjalë të mira për Guardiolën

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç siç duket i ka harruar problemet e së kaluarës me trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola, pasi ai dje ka deklaruar se trajneri i Barcës është fantastik, ndërsa skuadrën që e udhëheqë është më e mira në botë.
Ibra kishte qëndruar vetëm një sezon në “Nou Camp”, dhe ishte larguar drejt Milanit për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin por pavarësisht kësaj ai ka falënderuar ish trajnerin e tij.
“Barcelona është skuadra më e mirë në botë. Këtë e kam e kam kuptuar kur isha atje, por edhe kur u largova. Ajo që ka ndodhur është e kaluar, Guardiola është trajner fantastik, ndërsa problemet që ne i kemi pasur kanë qenë në një periudhë tjetër”, ka thënë Ibra.