Yjet francez të futbollit mbërrijnë në Tiranë
TIRANË- Kombëtarja franceze ka mbërritur në Tiranë rreth orës 18:00, për ndeshjen e së premtes kundër Shqipërisë.
Yje si Riberi, Benzema, Patris Evra, Nasri apo Abidal, do të përballen më 2 shtator me kuqezinjtë, në një sfidë tepër të rëndësishme në Euro 2012. Francezët kërkojnë 3 pikët në “Qemal Stafa”, për të ruajtur kreun e grupit D.
Franca do të qëndrojë 5 ditë në kryeqytetin shqiptar, duke i zhvilluar këtu përgatitjet për ndeshjen me Rumaninë, që është në program më 6 shtator. “Gjelat” do të largohen vetëm ditën e hënë drejt Bukureshtit, ku do të luajnë ndaj rumunëve.
Përveç lojtarëve, nga Franca do të vijnë në Tiranë një numër i madh gazetarësh e kameramanësh, pasi ndeshja me Shqipërinë është kyçe në eliminatoret e kësaj skuadre.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)