Topalli:PS të bashkëpunojë për reformat, të votojë ligjet
Në fillim të sesionit të ri parlamentar kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli i ka bërë thirrje opozitës të bashkëpunojë për reformat e rëndësishme për vendin.
Në një konferencë për shtyp kryeparlamentarja Topalli i ka bërë apel opozitës të mos bojkotojë seanca plenare por të votojë ligjet që janë të rëndësishme për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
“Këtë sesion na presion shumë reforma të tjera. Reforma zgjedhore kërkon më shumë sfida. Kuvendi nuk mund të jetë vetëm vendi i deklaratave, ai duhet të jetë edhe vendi i punës. Deputetëe e mazhorancës dhe të opozitës duhet të punojnë dhe votojnë sëbashku. Strategjia e bojkotit është një anakronizëm i skualifikuar që nuk ka vend n shekullin e 21” ka theksuar Topalli.
Ajo gjithashtu ka theksuar se tashmë për stacionet e reja drejt integrimit duhen edhe votat e opozitës prandaj të gjithë deputetët duhet të votojnë ligjet që kërkohen nga Bashkimi Europian.
“Ftoj kolegët e opozitës të punojmë bashkë. I ftoj të votojmë bashkë. Po hyjmë në vitin e tretë të kësaj legjislature dhe kemi mundësinë të bëjmë hapa drejt BE-së. Në parlament të gjithë deputetët duhet të votojnë mbi këtë konsensus. Duhet të ngrejmë komisionin për reformat zgjedhore dhe këtë duhet ta bëjmë bashkë” ka shtuar Topalli.
vijon.